Connect with us
Elektroshtepiake

KQZ: Në lista ka shumë parregullsi

Aktualitet

KQZ: Në lista ka shumë parregullsi

Tre anëtarët e opozitës në KQZ, Hysen Osmanaj, si zëvendëskryetar dhe Vera Shtjefni e

Klement Zguri, si anëtarë kanë reaguar në lidhje me vendimin e marrë nga kreu i KQZ-së, Denar Biba, për të mos verifikuar listat e kandidatëve për deputetë të disa prej partive politike, që Edi Rama kërkon ti shesë si opozitë.

Janë pikërisht partitë që kanë mbushur listat me firma nga OSHEE-ja, Shërbimi Kombëtar i Punësimit, të cilat kanë parregullsi të mëdha në dokumente.

Deklarata e zv/kryetarit dhe dy anëtarëve të KQZ-së:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e dt. 07. 05. 2017, do të shqyrtonte disa projekt-vendime për miratimin e listave shumëmërore të kandidateve për deputet të paraqitura nga partitë politike.

Tre anëtarët e KQZ konstatuan se për disa subjekte zgjedhore kishte parregullsi/mospërputhje mes nënshkrimeve mbështetëse në lista dhe atyre të vendosura në kopjet e kartave të identitetit.

Ne kërkuam verifikimin e këtij dokumentacioni. Kërkesa ishte në përputhje të plotë me Kodin Zgjedhor dhe është detyrim i KQZ për të verifikuar nënshkrimet mbështetëse të zgjedhësve për kandidatët dhe për të përjashtuar nënshkrimet e parregullta, sikurse e përcakton neni 71 i Kodit Zgjedhor.

Kryetari i KQZ refuzoi të kryejë këtë procedurë dhe e rrëzoi kërkesën tonë përmes një votimi të pambështetur në ligj.

Vendimmarrja e kryetarit të KQZ për të penguar ligjshmërinë dhe transparencën e dokumentacionit të kandidatëve për deputet dhe për të na penguar të ushtrojmë detyrën është një sjellje e përsëritur në dëm të misionit dhe detyrave të KQZ dhe në favor të interesave të subjekteve të caktuara zgjedhore.

Fatkeqësisht kjo vendimmarrje e re abuzive, është ne vazhdën e vendimmarrjeve të paligjshme të KQZ, si për shembull regjistrimi i listave të kandidateve të subjekteve zgjedhore tej afatit ligjor. Ne si anëtarë të KQZ-se, shprehim shqetësimin se kjo sjellje e KQZ-se po cenon rëndë procesin zgjedhor dhe po inkurajon dhe hap rrugën manipulimeve zgjedhore.

Hysen Osmanaj, Zv/Kryetar i KQZ-së

Vera Shtjefni, Anëtare

Klement Zguri, Anëtar            

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

A do qeverisin bashke PS dhe PD?

Loading ... Loading ...
To Top