Connect with us
Elona Dobra

KQZ: Në zgjedhje do garojnë 15 parti, më të krye Partinë Komuniste

Aktualitet

KQZ: Në zgjedhje do garojnë 15 parti, më të krye Partinë Komuniste

Nëse 4 vite më parë u futën në zgjedhje dhe garuan 68 subjekte politike këtë vit lista është tkurrur shumë. Në garë janë 15 parti dhe lista nis me Partinë Komuniste.

Ndërsa Lulzim Basha, lideri i opozitës deklaronte nga çadra në Bulevard se më 18 Qershor moralisht dhe politikisht nuk ka zgjedhje,  në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve miratohej lista e partive që garojnë për më 18 Qershor 2017.

Përpos PD-së dhe aleatëve që janë deklaruar publikisht se nuk shkojnë në zgjedhje duket se zgjedhjeve më 18 Qershor u kanë ikur edhe shumë parti të tjera të vogla.

“Bazuar në nenin 67, pika 1 dhe pika 2 të Kodit Zgjedhor, 17 (pesëmbëdhjetë) parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, depozituan kërkesat për regjistrim e listave shumë-emërore për kandidat për deputet”, njoftoi KQZ-ja.

Renditja në fletën e votimit e subjekteve zgjedhore do të bëhet sipas numrit rendor të dalë nga rezultati i shortit për partitë politike.

Partitë që do marrin pjesë në zgjedhje

1 Partia Komuniste e Shqipërisë

2 Sfida për Shqipërinë

3 Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen

4 Partia Lista e Barabartë

5 Aleanca Popullore për Drejtësi

6 Partia Demokracia Sociale

7 Partia Aleanca Demokratike

8 Partia Kristian-Demokrate

9 Lëvizja Socialiste për Integrim

10 Partia Aleanca Arbnore Kombëtare

11 Partia për Drejtësi Integrim Unitet

12 Partia Social Demokrate

13 Partia Socialiste

14 Fryma e re Demokratike

15 Partia Aleanca Demokristiane

Braktisja e mbledhjes nga të djathtët

Gjatë mbledhjes së sotme të KQZ pati debate dhe të djathtët u larguan nga mbledhja. Sipas tyre, disa subjekte zgjedhore kishin parregullsi mes nënshkrimeve mbështetëse në lista dhe atyre të vendosura në kopjet e kartave të identitetit për kandidatët. Kryetari i KQZ Denar Biba refuzoi të kryejë këtë procedurë dhe e rrëzoi kërkesën e të djathtëve.

“Ne si anëtarë të KQZ-se, shprehim shqetësimin se kjo sjellje e KQZ-se po cenon rëndë procesin zgjedhor dhe po inkurajon dhe hap rrugën manipulimeve zgjedhore”, thonë anëtarët e djathtë të KQZ-së, Hysen Osmanaj (Zv/Kryetar i KQZ-se), Vera Shtjefni dhe Klement Zguri.

Fletët e votimit do të prodhohen në Greqi

Fletët e votimit do të prodhohen në Greqi nga kompania ‘Inform Lykos’. Kjo fletë votimi do të ketë 5 elementë sigurie, dhe do të renditen 15 parti. Kosto e një flete votimi është 12.3 lekë (pa TVSH) dhe fleta për të verbrit 270 lekë.

Kjo është hera e parë që fletët e votimit shtypen në Greqi pasi më parë ato printoheshin në Slloveni, Itali e Shqipëri.

/Opinion.al

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top