Politikë

Blerim Zeneli:Kreshniku deshmori i pare i grushtave te opozites

I degjuan qe te gjithe thirrjet per destabilitet,per goditje me grusht te cdo zyrtari te qeverise Rama,per shpimin e gomave,per thyerje xhamash dhe per ironi te fatit degjojme goditjen me grusht nga nje simpatizant i PD te Kreut te Aleances Kuqezi. Cfare po ndodh me opoziten? Eshte nje pyetje thelbesore per te kuptuar  profilin e nje partie. Partia demokratike ka deshmuar ne gjithe keto vite qe nuk eshte e afte te beje as qeverisjen,as opoziten,ajo ne keto momente qe po flasim eshte ne nje beteje per mbajtjen e elektoratit te pashprese nga lidershipi aktual. Protesta eshte nje lajthitje  e nje personi pa vizion,nje shpetim nga kritiket brenda partise,nje proteste per t’u justifikuar per ato qe nuk arriten ne 3 vite opozite. Ajo c’ka eshte me shqetesuese eshte menyra sesi opozita do te dal nga cadra e protestes. Me turp apo me nder,kjo eshte dilema e atyre. Sipas tyre menyra me e lehte per te kaluar lumin eshte destabiliteti,revolta,thyerja e xhamave,rrahjet,kjo eshte ajo c’ka di te beje me mire kjo parti.




Kliko për të komentuar

Copyright © 2016 24.al - Të gjitha të drejtat e autorizuara.

To Top