Connect with us
Elona Dobra

Krimi në Shqipëri në shifra alarmante, shteti i paaftë të veprojë

Aktualitet

Krimi në Shqipëri në shifra alarmante, shteti i paaftë të veprojë

Ngjarjet kriminale në Shqipëri ҫdo ditë e më shumë po bëhen shqetësuese në vend, dhe shteti shqiptarë po tregohet i pafuqishëm të menagjojë situatën përballë kriminelëve në vend. Opozita ka akuzuar disa herë qeverinë e kryeministrit Rama se krerët më të lartë të policisë janë të përfshirë në krimin dhe kanalizimin e vendit. Është e qartë se LSI-ja ka vetëm garë me shtetin që po keqpërdoret nga ish-bashkëkryetari për vendin e parë dhe LSI është forcë e paparë e këtë do shihni në 25 qershor. Për sa i takon Lulit, nuk e kuptoj për këtë garë të dëshpëruar që ka nisur me PDIU për vendin e tretë. Vendine tretë në Dibër, në Elbasan…Rrezikon të mbetet i treti ose i katërti në shumë qarqe të Shqipërisë.

Natyrisht që ka një aleancë të hapur, kjo nuk është më e fshehtë, një aleancë “errësire” bazuar në një plan të zi të dy individëve për të manipuluar opinionin publik për interesa të tyre dhe të oligarkisë, jo të qytetarëve shqiptarë, jo të socialistëve, jo të demokratëve, që janë tani të përjashtuar totalisht nga çdo lloj vendimarrje nga drejtimi i këtyre dy forcave politike.

Kjo është një aleancë që synon t’u imponohet shqiptarëve përmes frikësimeve qesharake, manipulimeve, përmes keqpërdorimit të Policisë, që ende drejtohet nga një ndër përgjegjësit kryesorë të ndërmarrjes së drogës, që turpëroi gjithë Shqipërinë dhe kriminalizoi gjithë vendin, që qëndron aty vetëm si rezultat i shkëmbimit që është bërë në kurriz të standarit të zgjedhjeve të drejtorit të OSHEE-së me atë të Policisë së Shtetit.

Nuk do të flas më shumë, ia kam çuar një mesazh zotit Rama lidhur me “Haki Drogën”, i cili nuk duhet të përdorë më Policinë e Shtetit në mënyrë policeske, antiligjore, përmes inskenimeve mafioze tipike të tij dhe gjithë segmenteve që drejtojnë atë dhe të jeni të sigurt se ky është një plan i lexuar tashmë nga të gjithë qytetarët shqiptarë. ”, është shprehur Presidenti Meta në konferencë për media pak ditë para zgjedhjeve.

Gjithashtu shqetësues mbetet edhe Raporti që shteti I Hollandës ka përgatitur për rikthimin e vizave për Shqipërinë. Në raportin e Hollandës të siguruar nga “De Telegraaf” media më e madhe hollandeze ndër të tjera thuhet se është shumë shqetësues fakti I kriminelëve dhe rritjes së trafikantëve në Hollandë nga shtetasit shqiptarë.

Fotografia e Vincent Triest

Raporti i Hollandes

Fotografia e Vincent Triest

Portali 24.al ka arritur të sigurojë një rrëfim të G.J 35-vjeҫ I cili është përballur me një atentat mbrëmjen e 1gushtit, por për arsyje sigurie dhe arsye të mosbesimit të personit në fjalë nga shteti shqiptar ai e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen.

Me datën 1 Gusht 2017 isha kthyer pranë shtëpisë  për të qëndruar pranë babait, vuna re që isha duke u ndjekur nga një makinë me xhama të zi, të cilën e kisha parë edhe dy herë të tjera, dhe pas këtyre ngjarjeve unë ruhem gjithmonë. Nuk kisha shumë që kisha hyrë në kufijtë e Shqipërisë, pasi e vura re këtë makinë unë u mundova të shkëputem nëpër rrugicat e lagjes, në një vend ku makina nuk hyn. Në ato momente kur dëgjova në ato rrugica, dëgjova se dyert e makinës u mbyllën, por duke ruajtur gjakftohtësinë unë u ktheva pas për të parë, dhe dëgjova 3 të kërsitura me aq sa mbaj mend. Të krisurat ishin shumë të vogla, por në ato moment dëgjova një mpirje krahu dhe u hodha përtokë dhe u zvarrita duke ikur në cep, më pas ika menjëherë në shtëpi që të armatosem, por vura re se kisha humbur shumë gjak. Më pas dola për të kërkuar ndihmë dhe gjej një komshi I cili më dërgon tek urgjenca e lagjes.  Fqinjit I tregova se kam pasur një aksident të vogël pa I treguar të vërtetën.  Tek urgjenca e kuptojnë plagën, dhe më dërgojnë tek spitali I “Traumës”, atje pagova doktorin roje dhe policin 100 euro që ata të mos e raportojnë ngjarjen në polici, sepse në Shqipëri gjendja e krimeve është shumë rëndë, dhe këtë e kanë dëshmuar shumë herë edhe autoritetet vet në Shqipëri ku krimi është rritur shumë kohët e fundit.  Unë jam mundur që ta fsheh ngjarjen nga autoritetet shqiptare sepse unë nuk kam besim se në Shqipëri ekziston një shtet i fortë ligjor, duke parë aktualitetin e përditshëm atje. “-shprehet G.J ekskluzivisht për 24.al.

Greqia:
Krimi i organizuar shqiptar shfaqet në vitet e fundit si një nga kërcënimet kryesore për vendet e BE-së, me gjithë përpjekjet që janë bërë për përballimin e tij, transmeton TCh.

Kjo është ajo që thekson një raport sekret i hartuar nga policia greke, me të dhënat e saj dhe të EUROPOL-it, e Greqia si fqinje e Shqipërisë është ajo që preket më tepër.

Sipas raportit, veprimtaria kryesore e keqbërësve shqiptarë në të ashtuquajturin kriminalitetin e rëndë në Greqi është trafikimi i drogës nga Shqipëria drejt Greqisë dhe Italisë. Prej janarit të vitit 2016, më shumë se 15.5 tonë hashash janë sekuestruar në territorin grek, prej të cilave 6.8 tonë vetëm në 6 muajt e fundit.

Në faqe të veçanta të raportit, pjesë të të cilit publikon për herë të parë dhe ekskluzivisht gazeta “Kathimerini”, përveç hashashit, mafia shqiptare trafikon edhe heroinën e kokainën që vijnë nga Afganistani, Turqia, apo vendet e Amerikës Latine, me destinacion më pas shtetet e Europës Juglindore.

Një sektor tjetër ku grupet kriminale shqiptare dominojnë është trafikimi i qenieve njerëzore dhe vjedhja e makinave luksoze, që çohen më pas në Shqipëri dhe Kosovë.

Policia greke i përshkruan këta kriminelë si tepër të dhunshëm, të pamëshirshëm, që nuk ngurrojnë të përdorin armët dhe të marrin jetë, ndërsa ka informuar shpeshherë edhe organet shqiptare për aktet kriminale të regjistruara në vend.

Sipas raportit, nga viti 2010 deri në 2015-n janë zbardhur rreth 16.750 vjedhje dhe bastisje shtëpish me autorë kriminelë shqiptarë, 3.158 vjedhje makinash, 4.347 çështje trafikimi droge dhe 478 vrasje. Përveç qytetarëve grekë, viktima të këtyre rasteve kriminale në këto vite kanë qenë edhe gati 10 mijë shtetas shqiptarë që banojnë në Greqi.

Realitet i hidhur sipas raportit është fakti se, keqbërësit shqiptarë kanë “pjesën e luanit” në botën e krimit, në krahasim me shtetasit e tjerë të huaj në Greqi.

Departamenti Amerikan I Shtetit

Shqipëria është një vend tejet i rrezikshëm për të huajt dhe vendasit, për shkak të operimit të bandave kriminale dhe pafuqisë së policisë për të luftuar krimin. Kështu thuhet në një raport të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurinë dhe aktualitetin në Shqipëri, ku përmes të cilit u bëhet thirrje shtetasve amerikanë që të bëjnë kujdes gjatë udhëtimeve në vendin tonë.

 

Raporti i publikuar, pak ditë më parë, është hartuar nga Byroja e Sigurisë Diplomatike (OSAC), organ pranë Departamentit Amerikan të Shtetit dhe sipas tij, problematika më e madhe në Shqipëri është krimi. Raporti paraqet situatën për vitin 2014 dhe ndër të tjera theksohet se shqetësim mbeten grabitjet dhe vjedhjet me thyerje. Po sipas tij, në Shqipëri mjaft shqetësues është dhe krimi i rrugës. Po ashtu, OSAC është shprehur se policia vijon përpjekjet për të luftuar krimin, por pavarësisht kësaj, theksohet se ka disa grupe kriminale të organizuara që operojnë. “Përgjatë vitit 2014 krimi i përgjithshëm vijon të jetë shqetësues. Ka pasur një rritje të krimit, kryesisht për shkak të rritjes së madhe të grabitjeve dhe vjedhjeve me thyerje. Krimi i rrugës është i zakonshëm në zonat urbane, kryesisht gjatë natës. Rritja më e madhe e krimit është shënuar në vjedhjet me thyerje dhe dhunën në familje. Policia vijon të luftojë armëmbajtjet pa leje dhe tregtinë e drogës, por në Shqipëri vijojnë të operojnë ende grupe të organizuara kriminale”, thuhet në raport.

 

Policia 

 

Një fokus të veçantë në raport i është dhënë edhe policisë. Sipas tij, qeveria shqiptare vijon me reformat në këtë aspekt, por mjaft shqetësues mbetet shpejtësia e reagimit të forcave të rendit. Po ashtu është theksuar se pagat e policëve janë të ulëta dhe kjo ka sjellë që në radhët e tyre të ketë persona të korruptuar. “Qeveria po vijon me përpjekjet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe në vitin 2014 pati një rritje të pagës së policisë. Institucionet e zbatimit të ligjit janë përmirësuar dhe ka një prani të dukshme të policisë në të gjithë Tiranën dhe qytetet e tjera. Por për shkak të burimeve të kufizuara përgjigja e tyre në të shumtën e rasteve është e vonuar. Një shqetësim lidhur me policinë janë pagat e tyre, pasi janë të ulta dhe kjo ka bërë që të ketë korrupsion. Megjithatë vijohet të ketë përmirësim në luftën kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar”, theksohet më tej.

 

Shpërthimet me tritol 

 

Një tjetër shqetësim që ka ngritur Byroja e Sigurisë Diplomatike në Departamentin Amerikan të Shtetit janë dhe shpërthimet me tritol, të cilat në vitin 2014 kanë qenë të pranishme në vendin tonë. Sipas raportit, ky fenomen edhe pse në rënie vijon të jetë shumë shqetësuese. “Kryesisht eksplozivët e shpërthyer nga distanca, që kanë për objekt banesa apo automjete private, kanë rënë me 15 për qind, por fenomeni është ende alarmues. Shumica e incidenteve kanë ndodhur në Fushë Krujë. Kryesisht objekt sulmi kanë qenë individë të veçantë të lidhur me mosmarrëveshje biznesi, mosmarrëveshje kriminale apo dhe për veprimtari politike”, thuhet në raport. Duke qenë se fokusi i Byrosë Diplomatike është siguria e shtetasve të saj në vendet e huaj, me anë të këtij raporti u është bërë thirrje amerikanëve që vizitojnë Shqipërinë që të jenë të kujdesshëm gjatë udhëtimeve, pasi vendi cilësohet me rrezikshmëri. Këshilla kryesore që u është bërë është që të lëvizin në grup, pasi ka rrezik që të sulmohen nga grabitësit. /24.al

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

Cila nga reformat është më e rëndësishme?

View Results

Loading ... Loading ...
To Top