Connect with us

Kriza e politikës së jashtme të Amerikës

Aktualitet

Kriza e politikës së jashtme të Amerikës

Establishmenti tani po fillon të zbulojë atë që shumë votues e besuan me intuitë në vitet 1990. Ndërtimi i një rendi botëror liberal është shumë më i kushtueshëm dhe më i vështirë, sesa që u duk një çerek shekulli më parë, kur Amerika ishte mbret. Ndërkohë, bota po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme. Koreja e Veriut kërcënon ta marrë peng Amerikën. Lindja e Mesme digjet. Venezuela zhytet në kaos. Grupet xhihadiste zhvillojnë kapacitete të reja. Rusia nxjerr dhëmbët. Bashkimi Evropian rrezikon të shpërbëhet. Kina shtyn fort drejt hegjemonisë rajonale. Liberalizimi i tregtisë është ndalur. Turqia ilargohet demokracisë. Dhe SHBA ende nuk ka një konsensus të fortë, mbi atë se çfarë duhet të jetë politika e saj e jashtme

Nga Walter Russell Mead

Të shohin Donald Trumpin në skenën botërore, duhet të jetë një pëvrojë surreale për akademikët, politikanët, diplomatët dhe ushtarët e establishmentit të politikës së jashtme. Ata nuk kanë qenë kaq të alarmuar, që kur Senati nuk arriti të ratifikojë Traktatin e Versajës. Megjithatë, Trumpi është vetëm një simptomë e problemit më të madh që ka Amerika në çështjet ndërkombëtare, dhe kriza e politikës së jashtme nuk do të zhduket kur ai të lërë detyrën.

Rrënjët e problemit shkojnë pas në fund të viteve 1940, kur Shtetet e Bashkuara vendosën të ndërtojnë një rend global, pas Luftës së Dytë Botërore. Amerika ndihmoi në krijimin e një periudhe të gjatë integrimi dhe rritjeje duke rindërtuar Evropën, duke nxitur zhvillimin e Botës së Tretë, duke inkurajuar tregtinë e lirë dhe duke siguruar rrugët e sigurta për tregtinë globale, në të gjithë detet e oqeanet.

Kur Bashkimi Sovjetik u shemb në vitin 1991, establishmenti dypartiak i politikës së jashtme u bashkua, kur pa një mundësi historike për të thelluar rendin liberal dhe për ta zgjeruar atë në pjesën tjetër të botës. Megjithatë, publiku ka qenë gjithmonë skeptik në lidhje me këtë projekt. Jacksonian-ët në veçanti besonin se politika globale amerikane ishte një reagim ndaj kërcënimit sovjetik dhe se sapo kërcënimi të ishte zhdukur, SHBA duhet të tërhiqej.

Pas Luftës së Parë Botërore, dhe sërish në fillim të Luftës së Ftohtë, amerikanët kishin patur debate të mëdha, nëse duhej të angazhoheshin dhe si duhej të angazhoheshin me botën. Por ky debat nuk ndodhi pas kolapsit sovjetik. Elitat u ndjenë të sigurta se fundi i historisë kishte ardhur, se zgjerimi i rendit botëror do të ishte po aq i lehtë dhe i pakushtueshëm, sa që të mund të bëhej pa shumë mbështetje prej publikut. Kështu Uashingtoni filloi një seri përpjekjesh të rëndësishme në politikën e jashtme: zgjerimi i NATO-s për të përfshirë pjesën më të madhe të Evropës Qendrore dhe Lindore, krijimi i Organizatës Botërore të Tregtisë në mesin e viteve ’90, duke promovuar një agjendë të demokracisë globale, kudo që të ishte e mundur.

Votuesit amerikanë kurrë nuk e kanë ndarë entuziazmin e establishmentit, për një politikë të jashtme që synon transformimin e botës, pas Luftës së Ftohtë. Kur i jepet zgjedhja në kutinë e votimit, ata vazhdimisht hedhin poshtë kokat me përvojë të politikës së jashtme, të cilët kërkojnë një angazhim më të thellë global. Në vend të kësaj, ata sjellin në pushtet njerëz të jashtëm në politikë, të paprovuar, të cilët duan të përqendrohen më shumë në çështjet “brenda shtëpisë”. Kështu fitoi Clinton kundër Bushit në vitin 1992, Bushi kundër Gore në vitin 2000, Obama kundër McCain në vitin 2008, dhe Trump kundër Clintonit në vitin 2016.

Sot problemi kryesor në politikën e jashtme amerikane mbetet shkëputja midis agjendës ambicioze globale të establishmentit, dhe angazhimit të kufizuar që votuesit duan të mbështesin. Ndërsa sfidat e Uashingtonit jashtë vendit bëhen më urgjente dhe më të rrezikshme, ndarja mes elitës dhe opinionit publik bëhet më e madhe, çdo ditë që kalon.

Establishmenti tani po fillon të zbulojë atë që shumë votues e besuan me intuitë në vitet 1990. Ndërtimi i një rendi botëror liberal është shumë më i kushtueshëm dhe më i vështirë, sesa që u duk një çerek shekulli më parë, kur Amerika ishte mbret. Për më tepër, establishmenti i politikës së jashtme të Uashingtonit nuk është aq i mençur dhe as aq kompetent sa beson.

Ndërkohë, bota po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme. Koreja e Veriut kërcënon ta marrë peng Amerikën. Lindja e Mesme digjet. Venezuela zhytet në kaos. Grupet xhihadiste zhvillojnë kapacitete të reja. Rusia nxjerr dhëmbët. Bashkimi Evropian rrezikon të shpërbëhet. Kina shtyn fort drejt hegjemonisë rajonale. Liberalizimi i tregtisë është ndalur. Turqia ilargohet demokracisë. Dhe SHBA ende nuk ka një konsensus të fortë, mbi atë se çfarë duhet të jetë politika e saj e jashtme.

Politika e jashtme e Uashingtonit ka nevojë për më shumë se sa mbështetjen “e inatosur” të popullit amerikan, nëse do të ketë sukses. Si të ndërtojmë mbështetje të gjerë? Së pari, administrata Trump duhet të përqafojë një strategji të re kombëtare, e cila të jetë më realiste sesa fantazitë me fundin e historisë, që u shfaqën pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Kauza për angazhim ndërkombëtar duhet të bazohet në prioritetet aktuale të qytetarëve amerikanë. Së dyti, Trump dhe liderë të tjerë politikë duhet që të shpjegojnë mirë nevojën për angazhim strategjik global, tek një publik i cili me të drejtë është më skeptik.

Për pjesën më të madhe të esyablishmentit, fokusimi tek të metat e administratës Trump është një mënyrë për të shmangur një investigim të dhimbshëm, të dështimeve dhe marrëzive të 25 viteve të politikës së jashtme pas Luftës së Ftohtë. Por presidenca e Trump është rezultat i dështimit të establishmentit, dhe jo shkak i tij. Derisa lidershipi amerikan ta përvetësojë këtë mësim, kriza e brendshme amerikane do të thellohet, ndërsa kriza botërore do të bëhet më e mprehtë. / WSJ

* Studiues në Institutin Hudson / Në shqip nga bota.al

Continue Reading
Advertisement
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

Kujt force politike do t'ja besoni Fierin?

View Results

Loading ... Loading ...
To Top