Connect with us
Elona Dobra

Kthimi i vizave, Vokshi: Holanda dhe miqtë e shqiptarëve flasin për krim shtetëror, rrezikojmë izolimin

Aktualitet

Kthimi i vizave, Vokshi: Holanda dhe miqtë e shqiptarëve flasin për krim shtetëror, rrezikojmë izolimin

Ambasadorja e Hollandës pranoi faktin se ka një raport të Policisë vendase për mundësinë e kthimit të regjimit të vizave për Shqipërinë e megjithatë ende nuk ka një reagim serioz nga Tirana zyrtare.

I vetmi që ka reaguar ka qenë ministri i jashtëm Ditmir Bushati, duke bërë përgjegjëse opozitën edhe për një raport të Policisë së një vendi të BE-së.

Në lidhje me situatën ka reaguar dhe deputetja demokrate Albana Vokshi e cila shprehet se Holanda dhe miqtë e shqiptarëve po flasin për këtë krim shtetëror, viktima të të cilit janë vetëm qytetarët shqiptarë, ndërsa ministri bën ‘’ngatërresa” të qëllimshme.

“Ministri i Jashtëm, nën zhurmën bezdisëse të insekteve shumëkëmbëshe, qëllimshëm “ngatërroi” kabllogramet e Holandës për rikthimin e vizave, me regjimin e Qeverise “Rama” në toka të gjelbëruara me kanabis dhe në dete të zbardhura nga skafet që transportojnë lëndën që bleu pushtetin absolut në Tiranë.

Holanda dhe miqtë e shqiptarëve po flasin për këtë krim shtetëror…viktima të të cilit janë vetëm qytetarët shqiptarë, të cilët rrezikojnë izolim nga pjesa tjetër e Evropës…”, shkruan Vokshi.

Nuk dihet ende nëse Tirana do të ketë një reagim apo do të presë që të ketë një qëndrim të fundit nga Ministria e Sigurisë dhe Drejtësisë holandeze. Ndoshta atëherë do të jetë shumë vonë!

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

Cila nga reformat është më e rëndësishme?

View Results

Loading ... Loading ...
To Top