Connect with us
Elona Dobra

Ku përfundojnë sapunët me një përdorim te hoteleve.

Kuriozitete

Ku përfundojnë sapunët me një përdorim te hoteleve.

Ndoshta jo të gjithë e dinë cfarë ndodh me sapunët e vegjël qe janë me një përdorim nëpër hotele. Bëhet fjalë për nje praktikë që duhet të ndjekin të gjitha hotelet që duan të ruajnë nivelin e lartë te standartit . Një detaj I vogël që do ju vlejë për rritjen e cilësise së shërbimit ndaj klientit. Shaën Seipler është një nga klientët që frekuenton rrëgullisht hotelet për arsye pune. Ai ka zbuluar se ku përfundonin sapunët që përdoreshin vetëm një herë nga klientët, duke vendosur ti japë fund gjithë kesaj duke ngritur nje kompani te posacme.

Clean in the ëorld me zyrat kryesore ne Florida arrin te shkrijë gjithë sapunët e përdorur që grumbullohen nga hotelet duke prodhuar sapunë te rinj të cilët me pas shpërndahen nëpër gjithë vendet qe kanë nevojë per sapunë. Gjithcka lindi rastësisht por tashmë kompania e zotit Seipler numëron 3 zyra në gjithë botën, dhe të gjithë sapunët e rikrijuar u dhurohen organizatave joqeveritare dhe humanitare si psh Kryqi I Kuq.

Vetëm gjatë 2016 Kompania e tij prodhoi 7 milion sapunë duke shpërndarë mbi 400 mije pako higjenikë ne gjithë botën. Bëhet fjalë për nje agjenci prodhimi e cila në pamje të parë duket sikur injorohet por në fakt është shumë funksionale. Jo vetëm kaq por kompania merr persiper edhe riciklimin e gjithë mbeturinave te tjera apo sendeve dhe mobiljeve te cilat dalin jashtë përdorimit. Ato perpunohen dhe futen sërish ne funksion te njerëzve ne nevojë.

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Sondazh

A duhet legalizuar prostitucioni në vendin tonë

Loading ... Loading ...
To Top