Connect with us
Elona Dobra

Kur filloi dominimi i Perëndimit? A po merr fund me revolucionin teknologjik?

Aktualitet

Kur filloi dominimi i Perëndimit? A po merr fund me revolucionin teknologjik?

Arne Westad *

Për pjesën më të madhe të kohës, që prej agimit të qytetërimit njerëzor, Azia ka qenë në krye, ekonomikisht dhe teknologjikisht. Ka shumë debat, në lidhje me momentin kur nisi ngjitja e Evropës dhe pinjollëve të saj kulturorë. Disa i shohin rrënjët e saj në lashtësi (shumë e debatuar) apo Rilindje (më e besueshme, por e dyshimtë – një krahasim mes Kinës së dinastisë Ming dhe Britanisë së Tudorëve nuk është domosdoshmërisht në favor të kësaj të fundit). Është shumë e mundshme që dominimi perëndimor ka filluar me revolucionin industrial, dhe mund të jetë duke përfunduar me revolucionin e informacionit.

Nëse pranon këtë linjë kohore, rritja e Europës ka qenë e bazuar në aksesin tek burimet (sidomos të energjisë) dhe teknologjitë. Avantazhi i mëparshëm ishte në një farë mase një shans – fakti që qymyri mund të gjendet në afërsi të sipërfaqes, në disa pjesë të Europës, ka pak të bëjë me evropianët – por zhvillimi i teknologjisë nuk ishte i tillë. Eshtë mjaft e mundshme që një sistem shtetesh konkurrues, si dhe dobësimi i qeverisjes fetare, ishte faktor i rëndësishëm në krijimin e hapësirës për inovacionin dhe tregjet. Shtytjet prej teknologjive dhe organizimit ushtarak, e çuan edhe më përpara kërkimin dhe zhvillimin. Kjo formë e modernitetit gjendej vetëm në Evropë (ose, më mirë, në disa pjesë të saj), dhe ajo ndihmon shumë për të shpjeguar dominimin evropian që prej shekullit të 18-të.

Megjithatë, koncepti i “perëndimit” është problematik. Ka më shumë kuptim të flitet për “shoqëri të Atlantikut verior”. Hapësira të mëdha të Europës nuk ishin veçanërisht të përparuara, të paktën krahasuar me disa pjesë të Azisë apo Amerikës Latine, deri në fundin e shekullit të njëzetë. Në kontrast me këtë, disa pjesë të Azisë kishin tregje dhe infrastrukturë që konkurronte fare mirë me ato të europianëve, të paktën deri në 1900-ën (dhe në rastin e Japonisë, shumë kohë më pas).

Nëse “Perëndim” nënkupton Europën dhe shtetet e lidhura me të në Amerika dhe Oqeani, ajo ka qenë gjithmonë kulturalisht, fetarisht dhe – më e rëndësishmja – politikisht e ndryshme. Bashkimi Sovjetik ishte në këtë kuptim pjesë e perëndimit, ndonëse shumë jo-europianë ishin më të shpejtë në përshtatjen me globalizimin e udhëhequr nga SHBA, se sa rusët edhe sot e kësaj dite.

* Profesor i Marrëdhënieve SHBA-Azi në Universitetin e Harvardit dhe ekspert i historisë ndërkombëtare bashkëkohore dhe rajonin e Azisë lindore / Në shqip nga bota.al

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top