Connect with us
Elona Dobra

Kur të lë në baltë Regjia Televizive.

Politikë

Kur të lë në baltë Regjia Televizive.

Megjithë përpjekjet për ta transmetuar të plotë fjalën e Edi Ramës këtë paradite, televizionet informative nuk arritën t’ia bëjnë shërbimin kryeministrit siç do të dëshironin. Shkak është bërë vendimi i kreut të qeverisë për t’ua shpërndarë sinjalin mediave përmes një regjie të kontrolluar nga ERTV, televizioni personal i tij. Duke qenë se ERTV pati probleme me transmetimin, të gjitha televizionet patën probleme me pasqyrimin e aktivitetit. Vetë mediat televizive e kishin të pamundur të filmonin diçka më shumë nga mbledhja e parë e deputetëve të PS, pasi tashmë kanë pranuar kushtet e Ramës për t’ia diktuar në detaje transmetimin. Ndërsa jashtë ishin kameramanët e televizioneve që u paraqitën në selinë e Partisë Socialiste bashkë me gazetarët për të raportuar mbi këtë mbledhje rutinë.

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Politikë

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top