Connect with us
Elektroshtepiake

Kush ishte viktima e ekzekutuar ne Lungomare.

Kronikë

Kush ishte viktima e ekzekutuar ne Lungomare.

Olsen Llambro

Marjen Xhaferaj u qëllua me 6 plumba pistolete në një tavolinë të lokalit të tij, në zonën e Lungomares, në Vlorë.

Rreth ores 21.15 një person afrohet dhe zbraz gjithe karikatorin e pistoletës.Edhe Viktima kishte gjithashtu një pistoletë me vete, por nuk mundi ta përdorte. Vrasësi u lagua në këmbë për të humbur gjurmët mes pallateve.

Viktima ishte në tavolinë me një tjetër person, i cili nuk dihet ende nëse ka mundur te dalloje atentatorin qe të ndihmoje policinë per ndertimin e nje piste dhe krijimin e nje identikti.

Marjen Xhaferaj ishte një person me precedentë penalë. Ai kishte nderruar disa here identitet. Njihej edhe si Marjen Omeri, renato Osmani, po ashtu edhe me disa emra të tjerë. Të gjitha gjeneralitetet e ndryshuara dyshohet se kanë lidhje me të shkuarën e tij kriminale. E shkuara është edhe pista kryesore e hetimit. Por policia dyshon edhe për një lidhje me një ngjarje kriminale të dy viteve më parë, ku në afërsi të portit të Durrësit mbeti i vrarë nipi i tij. Në këtë krim, Xhaferraj ishte dëshmitar.

 

Policia ka shkuar në vendngjarje, dhe ka gjetur disa gëzhoja, si dhe ka shoqëruar në polici disa persona të cilët mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes

Për shkak të perimetrit të gjerë të sigurisë të vendosur nga policia nuk është ende e qartë nëse të shtënat kanë qenë në një lokal në zonë apo te blloku i pallatit aty afër. Zona ku kanë ndodhur të shtënat ka qenë e mbipopulluar nga persona të shumtë, gra e fëmijë.

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kronikë

Sondazh

A do qeverisin bashke PS dhe PD?

Loading ... Loading ...
To Top