Connect with us
Elona Dobra

Lefter Koka sulmon ashpër Vangjush Dakon

Aktualitet

Lefter Koka sulmon ashpër Vangjush Dakon

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka në një takim të zhvilluar në Durrës, nuk ka lënë pa hedhur akuza për kryebashkiakun e qytetit, Vangjush Dako. Por Koka i është rikthyer edhe një tjetër problemi. Ai është shprehur se Shqipëria u gjelbërua me kanabis sativa.

Duke folur për Durrësin, Koka u shpreh se “ne jemi atraktivë si qytet bregdetar pikërisht se kemi këto vlera arkeologjike se kemi një zone turistike e nuk mundemi ta konsiderojmë dhe zonën tradicionale të, si zonë urbane. Ju siguroj se, arkitektura dhe vullneti sot mund të bëjnë gjithçka dhe ta transformojnë Durrësin, me disa ndërhyrje që bëjnë shumë më pak para, se këto që po shpenzohen sot, shndërrimin në një zone turistike elitare”.

“Turizmi patriotik në Durrës do vinte një ditë që dikur do të dështonte, dhe pikërisht ajo zonë e konsideruar e atillë, sot po shkon drejt rrënimit, e t’i rikthesh turistët nesër në Durrës kërkon punë shumë më të madhe. Ta bësh jetën e qytetarit me më pak stres, kjo është detyrë funksionale e çdo të zgjedhuri vendor apo qendror”

“Aktorë të rëndësishëm të forcës sonë politike si dhe Ministrat tanë, kanë ngritur publikisht shqetësimin e kultivimit të hashashit. Nuk ishte misioni ynë të gjelbëronim Shqipërinë në këtë mënyrë. Misioni ynë ishte ta gjelbëronim Shqipërinë me pyje”.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top