Opinion

Letrat teatrale kundër Bashes

Letrat Teatrale kunder Lulzim Bashes

Sot ndoshta më shume se asnjëhere tjeter jemi me te forte per të shkruar disa rreshta. Jemi më të forte sepse po luftojme per voten e lire, po luftojme per thelbin e Demokracise.
Per te qënë i sinqerte ndaj dickaje jam i pafuqishem. Perballe mediokritetit dhe fallsitetit te shtuar të ketyre ditve te fundit. Fallsitetit te disa bashkëmoshatarve të mi por edhe shume me te vegjel se une, te cilet përpilojne letra te hapura per z. Basha.
Keto letra jane aq fallso saqe edhe Joleza te ishte krenare per pasardhesit e saj.

Te dashur bashkemoshatar dhe filiza te rinj te gjenerates së Jolezes ku ishit ju deri sot?
-Pse nuk përpiluat leter per Saimir Tahirin kur rezultojme vendi për prodhimin dhe kultivimin më të madh te droges ne Europe?
-Pse nuk përpiluat leter per Ilir Beqajn kur shëndetsia ka arrit pikën kritike, ku barnat jane monopol i nje njeriu te vetem dhe çmimi i tyre eshte trefishuar? (Nuk po ju permend termin shëndetsi falas sepse sma zë goja)
-Pse nuk përpiluat leter per KM kur jane larguar nga vendi me qindra mijera te rinj?
-Pse nuk perpiluat leter kur ne Parlamentin Shqipetar jane futur njerez me rekorde te frikshme kriminale dhe me miratimin e kryetarit tuaj?
Pse nuk perpiluat leter kunder Erjon Veliajt kur u vra 17 vjecari Ardit Gjoklaj nga biznesi i tij ?
Me duket se po ju kerkoj shume, e di ju kuptoj keni dhënë prova se i mbytni zerat kunder.
Po pse nuk keni përpiluar nje leter per veten tuaj ose nje monolog konstruktiv ( si thote Ilir Meta) ku te pyesni veten mos ndoshta po perkrahni rrugen e gabuar? Se mos ndoshta jeni në anen e gabuar?
Ju thashe qe jeni fallso por te pakten mos vazhdoni te jeni sepse si thote ajo shprehje kur e perserit gabimin , falja nuk ka vlere.
Natyrisht qe mua nuk me cudit qe ju doni te promovoheni ne parti. Ne nje parti qe ka nxjerre deputet vrases, trafikante prostitutash, trafikante droge etj, te pakten ju te rinjt e Jolezes dhe Elises se DOganave, jeni lule. Por une kurre nuk mund ta pranoj qe ju, pikerisht ju qe nuk keni thene asnje fjale kur Shqiperia u be kjo qe shohim sot, nga qeveria juaj, te na beni moral mbi demokracine dhe voten.

Ne nuk hyjme në zgjedhje fort te nderuar socialiste, antar te gjenerates se Jolezes. Nuk hyjme ne zgjedhje edhe sikur votat t’i numeroje Vlautin dhe LU. Sepse votat nuk vidhen ne numerim. Ato blihen. Ato merrn me dhune nga bandat kriminale qe ju i keni leshuar lume neper Shqiperi.
Nuk hyjme ne zgjedhje me Ramen KM.
Nuk hyjme ne zgjedhje sepse keni deshmuar se ju nuk dini t’i zhvilloni të lira ato. E keni deshmuar jo me larg se në 2015-ten, ne zgjedhjet e Korçes, Dibres, Kolonjes. Besoj e mbani mend se si emisionet investigative u mbushen me kronika nga ju, saqe thane sa keq që nuk ka zgjedhje çdo dite qe te kete material.
Nuk hyjme ne zgjedhje sepse ju keni parate e droges qe keni kultivuar ne kater vite qeverisje. Nuk hyjme ne zgjedhje sepse ne anen tuaj keni kriminelet. Keto kriminele jane të aftë të kërcenojne nje rektor universiteti , nje biznesmen, nje deputet e jo më nje qytetar te thjeshte

Tani thirrni mendjes, vëjeni gishtin kokes, lërini letrat fallso dhe hajdeni ne realitet.
Hajdeni te ndryshojme bashke kyt realitet. Hajdeni ta ndryshojme bashke kyt vend sepse ne jemi e ardhmja kurse dhe kyt realitet e kemi ne dore ta bejme pjese te se shkuares.
Edhe nje porosi miqesore: Bindeni veten se “demokraci pa opozite nuk ka, dhe zgjedhjet pa opozite jane diktature”. E nese arrini te bindni veten, e keni fituar davane.
Ne 18 qershor NUK do te kete zgjedhje pa opozite. Kaq.
Per te tjerat ketu jemi, flasim e diskutojme.

Nga Xherald Bizaku




Kliko për të komentuar

Copyright © 2016 24.al - Të gjitha të drejtat e autorizuara.

To Top