Connect with us
Elona Dobra

Medalje per Heroizmin e Benjaminit.

Editorial

Medalje per Heroizmin e Benjaminit.

Sot bëhen 7 ditë, nga dita kur i ndjeri Benjamin Ferati humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar dy vajza në bregdetin e Vlorës. Fatit të shkruar ndonjëherë nuk i shmangesh dot. Këtë them me vete kur kujtoj se fati i atij djali duket sikur ka qenë i pazgjidhshëm me Jugun e Shqipërisë, pasi dihet se domethënia e emrit “Benjamin” është “Djali nga Jugu”. Dhe ai do të mbetet përherë në kujtesë si djali që me trimërinë e tij na tregoi rëndësinë e diçkaje që shpesh e harrojmë dhe e shpërfillim: të qenit njerëzor.

Ai, sigurisht që nuk kishte se si t’i dinte këto, dhe as se ajo paradite e nxehtë korriku do të mblidhte orët e tij të fundit të jetës. Kjo gjë më bëri të mendoj se në vendin tonë, ku të gjithë duan ta braktisin dhe që shumë prej tyre po largohen, ka ende heronj të heshtur, heronj që nuk kërkojnë vëmendje mediatike, heronj të thjeshtë dhe të vërtetë.

Ai ndodhej me pushime në Vlorë, së bashku me të fejuarën e tij, kur nga deti dëgjoi thirrjet për ndihmë të dy vajzave, të cilat kishin humbur kontrollin për shkak të dallgëve të mëdha dhe rrymave të forta.

Djaloshi nga fshati Kamjan i Tetovës u nis drejt tyre pa marrë parasysh asgjë veç thirrjes për ndihmë të dy jetëve njerëzore.

Fillimisht ka nxjerrë në breg njërën prej tyre, Xhoanën, megjithëse edhe ajo e ndjera nuk mundi të mbijetojë, për shkak të ujit të shumtë që kishte gëlltitur. Më pas ka hyrë sërish në det për të shpëtuar Manuelën. Por ky dyluftim me detin rezultoi fatal, pasi e ka mposhtur djaloshin. As ai vetë këtë herë nuk ka mundur të kthehet në breg, pasi dallgët e mëdha e kanë përpirë.

Mediat tona, në pjesën dërrmuese të raportimit të tyre, e trajtuan si viktimën e radhës në det, si diçka me të cilën ne jemi mësuar tanimë. “U mbytën dy vajza dhe një djalë, që kishte hyrë t’i shpëtonte ato”. Kaq, vetëm kaq u tha. A thua kaq vlen një akt i kulluar heroizmi? Kaq vëmendje meritonte ai djalosh në lulen e moshës? Kaq vlerë paska tashmë për ne akti heroik i një njeriu të thjeshtë dhe pa bujë, që ndonëse i pamësuar me huqet e detit, nuk mëtoi të hidhej mes dallgësh? Cili ka qenë mendimi i fundit që mund t’i ketë shkuar nëpër mend: se edhe nëse mbytet ai vetë, gjëja që vazhdon të jetojë është humanizmi? Por a vlen ky moral për mediat tona, që i kushtuar atij vetëm një paragraf të thatë?

Shtypi e televizionet të bëjnë lavazh truri nga mëngjesi deri në darkë me emra “heronjsh” modernë, që staturën e tyre e kanë mbajnë në këmbë përmes batutave dhe legjendave qytetase. Rama, Basha, Meta, Berisha, Selami, Patozi… Më pas shtypi dhe televizionet janë të zënë me kronikat se ku dhe si po i kalojnë pushimet në Spanjë, Karaibe apo diku tjetër lloj-lloj “idhuj pa krena”, siç thotë Migjeni i madh, dhe se cili është kokteji trendi në Drimadhë.

Sigurisht që, për Benjaminin dhe për heroizmin e tij të heshtur nuk ka vend në këtë shtyp e në këto televizione pa moral human. Ai ishte veçse një njeri i thjeshtë, një njeri që nuk ka komentuar kurrë për “Big Brother”, një njeri që nuk shkruan marrëzira dhe broçkulla në blogje dhe në kronikat rozë. Ai nuk ishte as ndonjë nga ata që merren me ç’mitizime heronjsh. Arsyeja mbetet e thjeshtë: sepse Benjamini ishte vetë një hero.

Nekromedia e mbushur me kronikë të zezë nga mëngjesi në mbrëmje, nekromedia që rend të numërojë viktimat që humbin jetën në det apo në rrugët shqiptare, nuk gjen asnjë hapësirë për njerëz të tillë si Benjamini. Heshtin të gjithë, madje edhe shoqatat që kanë ngritur zërin deri edhe për të drejtat e kafshëve, por që nuk bëjnë asgjë kur në pyetje është humanizmi.

Edhe Presidenti i Republikës, që nuk la njeri pa dekoruar, madje edhe me titujt më të lartë “Nder i Kombit” apo “Mjeshtër i madh” . Vetem fondacioni Nermin Vlora Falaschi ne bashkepunim me Bashkine Vlore i ka akorduar Benajminit medalje e heroizmit.

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Editorial

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top