Connect with us
Elektroshtepiake

Ministrat teknikë/ Ja emri i parë që përflitet, se do të zëvendësojë Lindita Nikollën!

Aktualitet

Ministrat teknikë/ Ja emri i parë që përflitet, se do të zëvendësojë Lindita Nikollën!

Pas marrëveshjes së arritur mes Ramës dhe Bashës, kanë nisur të dalin dhe emrat e parë teknik që mund të vihen në krye të ministrive. Kështu, burime për GSH.al kanë bërë të ditur se Ardian Marashi do të vihet në krye të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në vend të Lindita Nikollës, e cila e ka mbajtur këtë post deri më tani. Ky i fundit ka mbajtur postin e ish­ drejtorit të Qendrës së Studimeve Albanologjike, ndërsa tashmë do ta marrë detyrë të re, atë të Ministrit të Arsimit.

PD po tregohet hermetike lidhur me emrat që do të propozojë për qeverinë teknike, të cilët do të jenë të gjithë jashtë politikës sipas marrëveshjes me Ramën. Burime brenda PD konfirmojne se procesi i propozimit te emrave nuk ka nisur ende. Propozimet do të vijnë edhe nga aleatët, të cilët i qëndruan në krah PD-­së përgjatë gjithë qëndresës së gjatë në çadrën përballë Kryeministrisë.

Deri të hënën emrat e opozitës duhet të jenë gati, pasi secili prej tyre do të votohet në seancën e jashtëzakonshme për t’i hapur rrugën qeverisë së re teknike.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

A do qeverisin bashke PS dhe PD?

Loading ... Loading ...
To Top