Connect with us
Elektroshtepiake

Ministri i brendshem: Gati arrestimi 124 personave,kanabisi mbeshtetje politike.

Aktualitet

Ministri i brendshem: Gati arrestimi 124 personave,kanabisi mbeshtetje politike.

Ministri  i Brendshëm teknik Dritan Demiraj  deklaron  se ekziston një liste me 124 emra, persona të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Pjesë e listës sipas ministrit janë koka, por edhe bujq të thjeshtë duke theksuar se shumë prej tyre kanë edhe mbështetje politike.

Unë kam një listë shumë të madhe, të përbërë nga 124 emra, për shkak edhe të funksionit, për shkak të një bashkëpunimin më të mirë sesa paraardhësit e mi me agjensitë e tjera.
Kjo është një listë e hartuar nga agjenci të ndryshme të cilat nuk i përmënd këtu.
Sigurisht që kryeministri dhe gjithë personat që duhet ta kenë, e kanë këtë listë dhe ne jemi duke punuar në funksion të detyrës organike që kemi për ta pastruar përfundimisht Shqipërinë nga ky fenomen, nga trafiqet në mënyrë që Shqipëria të mos figurojë më në hartën e vendeve që trafikojnë. Po tani duhet të themi të vërtetën, pa mbështetje politike nuk kultivon dot kanabis. Pa mbështetjen e policisë dhe qeverisë vendore, kryetarit të komunës, kryetarit të bashkisë, kryetarit të partisë së tij nuk kultivon dot kanabis. Ka patur raste se sasira tonelatash droge ndodheshin në shtëpinë e punonjësit të policisë.” – eshte shprehur Demiraj.

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

A do qeverisin bashke PS dhe PD?

Loading ... Loading ...
To Top