Connect with us
Elona Dobra

Misteri i vdekjes së Car Aleksandrit të Rusisë

Kuriozitete

Misteri i vdekjes së Car Aleksandrit të Rusisë

Cfarë fund tragjik ka patur Car i madh Aleksandri I? A vdiq vërtetë, ashtu si thotë historia, në moshën 47 vjeç nga një e ftohur e zakonshme? Për pothuaj dy shekuj, kanë mbijetuar zërat se Aleksandri e sajoi vdekjen e tij, me qëllim që të vazhdonte të jetonte si një qytetar i zakonshëm.

Natën kur u njoftua se Aleksandri 1 vdiq, pretendohet se një ushtar i cili po bënte rojë jashtë dhomës ku ndodhej Aleksandri, pa një burrë që për nga pamja ngjante shumë me carin, i cili doli vjedhurazi dhe u largua me nxitim. Arkivoli  i Aleksandrit u mbajt i mbyllur gjatë gjihtë funeralit, gjë që nxiti spekulimet se ai në fakt mund të mos kishte qenë i mbyllur. Pastaj, shumë vite më vonë, një jeremit me emrin Fjodor Kuzmih shfaqet në Siberi. Ai ishte një burrë i gjatë, i mirëarsimuar me sy bojëqiell të qartë, i cili kishte shumë njohuri për dritë-hijet në jetën e oborrit gjatë mbretërimit të Aleksandrit I. Në fakt, sipas njërit prej rrëfimeve, ai kishte një ngjashmëri kaq mbresëlënëse me perandorin e Rusisë, saqë një ish oborrtarit i kishte shpëtuar thirrja: “O Zot! Ky është Car Aleksandri ynë!”

E tillë ishte trashëgimia e Car Aleksandrit dhe i tillë ishte miti i tij, saqë Fjodor Kuzmih u arrestua dhe u mor në pyetje nga policia siberiane. Pasi nuk kishte bërë ndonjë krim dhe nuk kishte prova të qarta për të mbështetur teorinë që ai ishte Aleksandri, u lirua pa asnjë akuzë. Në Kuzmihi kishte qenë Aleksandri, atëherë ai ia kishte dalë të jetonte 40 vitet e fundit të jetës së tij si një njeri i lirë nga përgjegjësia historike që i kishin vënë përsipër që në fëmijëri. A ishte thjesht koincidencë? Apo ishte Kuzmih roli që Aleksandri kishte dashur të luante gjithë kohën? Ka më shumë mundësi të jetë e para, por kaq e madhe ishte fuqia e aktrimit të Aleksandrit, saqë shumëkush edhe sot është gati do të besojë se në një farë mënyre ai ishte arratisur prej sifonit të historisë.

 

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Sondazh

Cila nga reformat është më e rëndësishme?

View Results

Loading ... Loading ...
To Top