Connect with us
Elona Dobra

Moxhi gjobit Alban Hoxhën: Të kërkojë falje përpara ekipit që të luajë

Sport

Moxhi gjobit Alban Hoxhën: Të kërkojë falje përpara ekipit që të luajë

Pas pezullimit në ndeshjen ndaj Laçit vjen edhe ndëshkimi financiar për portierin e Partizanit Hoxha. Moszbatimi i rregullave të brendshme do t’i kushtojë 2 mijë euro Alban Hoxhës, gjobë e cila i është komunikuar gardianit ditën e martë. Luçiano Moxhi e ka nisur me dorë “të hekurt” mbretërimin e tij te Partizani, pasi që në start u bë shembull kapiteni Alban Hoxha, duke e pezulluar për premierën e kampionatit. Shkak u bë thyerja e disiplinës, (kthimi me vonesë nga dy ndeshjet e Kombëtares, si dhe largimi pa leje nga grumbullimi i ekipit, një natë para ndeshjes me Laçin)

“Në një klub futbolli ka rregulla që janë për t’u respektuar dhe të gjithë duhet t’i respektojnë.- ishte shprehur të hënën Moxhi. Ne preferuam të marrim përsipër edhe riskun, pasi më mirë të humbasësh një ndeshje dhe t’u përmbahesh rregullave. E rëndësishme është që të ndjekim rregullat e klubit. Kohëzgjatja e dënimit? Ndëshkimi mbaroi me ndeshjen me Laçin, pasi qëndroi në pankinë. Sigurisht që do të ketë edhe masa financiare dhe tashmë shpresojmë ta ketë kuptuar se gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin në klubin tonë”, ka shtuar Luciano.

Ndërsa një ditë më parë është bërë realitet edhe gjobitja e portierit, gjë të cilën Moxhi e paralajmëroi pas Laçit. 2 mijë euro është flet-gjoba e parë e epokës “Moxhi”, e cila i është faturuar kapitenit të skuadrës, Alban Hoxha. Me këtë vendim drejtuesit italianë japin një mesazh edhe për pjesën tjetër të skuadrës, pasi kur bëhet shembull kapiteni, për të tjerët nuk do të pyetet fare.

Problemet për kapitenin e “demave” nuk kanë mbaruar vetëm me gjobën e vendosur , pasi Luçiano Moxhi ka edhe një kusht tjetër për portierin. Ish-drejtori juventin i ka thënë portierit që të kërkojë falje para ekipit për shkeljen që ka bërë, përndryshe ai nuk do të luajë me Partizanin. “Po nuk kërkove falje para shokëve të skuadrës, sa të jem unë te Partizani, ti nuk do të luash më”, kështu mësohet se i është drejtuar Moxhi kapitenit Hoxha. Mosaktivizimi në Kupë edhe mund të pritet, për vetë nivelin e kundërshtarit, por nëse nuk luan ndaj Kukësit i bie që portieri nuk e ka përmbushur kushtin e vendosur nga Moxhi. Gjithsesi, nga ajo që u pa në seancën së martës, Alban Hoxha ishte rreshtuar te grupi që mendohet se do të jenë titullarë në ndeshjen e Kupës ndaj Naftëtarit dhe nga kjo ndeshje do kuptohet nëse Partizani i është kthyer normalitetit.

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Sport

Sondazh

Cila nga reformat është më e rëndësishme?

View Results

Loading ... Loading ...
To Top