Connect with us
Elektroshtepiake

Paolo Romani i Forca Italia: Basha, i vetmi i aftë të çojë Shqipërinë në rrugën e stabilizimit

Aktualitet

Paolo Romani i Forca Italia: Basha, i vetmi i aftë të çojë Shqipërinë në rrugën e stabilizimit

Marrveshja e arritur mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha është përshëndetur gjerësisht dhe nga aleatët europianë të Shqipërisë.

Ndërkohë që Paolo Romani, Kryetar i Grupit “Forza Italia” në Senatin Italian deklaroi në Senat se falë arritjes së një marrëveshjeje të rëndësishme mes shumicës dhe opozitës më në fund mund të fillojë fushata për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

“Falë arritjes së marrëveshjes mes shumicës dhe pakicës në mënyrë përfudnimtare mund ti hapet rruga fushatës politike në Shqipëri.

Tashmë procesi zgjedhor do të jetë një konkurrim i sigurt që do të zhvillohet gjithsesi nën të gjitha nevojat e garancive të korrektësisë, legalitetit dhe respektit të demokratëve.

Garancitë e kërkuara u siguruan nga Lulzim Basha kreu i Partisë Demokratike Shqiptare pas javëve të gjata të protestave.

Unë jam i sigurt, si unë edhe Forza Italia, do të ketë mbështetjen tonë, se Kryetari Basha do të bindë votuesit e vendit se është i vetmi i aftë të tregojë dhe të shoqërojë Shqipërinë në rrugën e stabilizimit, forcimin e parimeve demokratike dhe shtetit të së drejtës për qëllimin e integrimit europian, të atyre parimeve që na bashkojnë në familjen e madhe PPE”, tha Romani në Senatin Italian

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

A do qeverisin bashke PS dhe PD?

Loading ... Loading ...
To Top