Connect with us
Elona Dobra

Pastrimi i parave.Zbulohen 178 raste dhe bllokohen 3.8 milion euro

Ekonomi

Pastrimi i parave.Zbulohen 178 raste dhe bllokohen 3.8 milion euro

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka dorezuar në Prokurori  dosjen e te paktën 178 rasteve të dyshimta per 2017.  Sipas të dhënave është vendosur masë bllokimi për 31 prej tyre me një vlerë prej 3.8 milionë euro.

Të paktën në 91% të rasteve të raportuara subjektet që kanë bërë raportimin janë ato që detyrohen me ligj të bëjnë këtë raportim duke nisur nga bankat, tek noterët, agjencitë e këmbimit të valutës, ato të transfertave të parave.

Kjo sipas drejtorisë përgjegjëse për parandalimin e pastrimit të parave tregon për rritje të efikasitetit në sistemin parandalues në vend.

Shifra e këtij 6 mujori për shumën e bllokuar është më e ulët sesa ajo e një viti më parë. Konkretisht në fund të 2016 DPPPP raportoi se ishin bllokuar 29 milionë euro si të ardhura të dyshuara nga aktivitet kriminal.

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Ekonomi

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top