Connect with us
Elona Dobra

Portali pranë qeverisë: Rama po mendon për një kosovar në krye të diplomacisë shqiptare; këta janë emrat

Aktualitet

Portali pranë qeverisë: Rama po mendon për një kosovar në krye të diplomacisë shqiptare; këta janë emrat

Një personalitet kosovar mund të drejtojë diplomacinë shqiptare gjatë mandatit të dytë të Edi Ramës. Portali pranë qeverisë, Tiranapost i referohet burimeve pranë kryeministrit, kur raporton se në mendjen e tij janë katër kandidatë për të qenë në krye të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

I pari është Baton Haxhiu, gazetar dhe aktualisht drejtor i Klan Kosovës, mik i afërt i Edi Ramës. Vlora Çitaku, ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara është një tjetër alternativë që po mendohet seriozisht nga Edi Rama. Në listë është edhe Veton Surroi, gazetar, publicist dhe ish deputet kosovar, ndërsa alternativë e mirë për diplomacinë shqiptare mund të jetë edhe Mimoza Kusari, për të cilën Rama prej kohësh ka një konsideratë të lartë. Ajo ka mbajtur postin e zëvendëskryeministres së Kosovës, ndërsa prej vitit 2013 atë të Kryetares së Komunës Gjakovë.

Në qeverinë “Rama 2”, Ditmir Bushati pritet të emërohet në krye të Ministrisë së Integrimit, pasi në fund të vitit parashikohet hapja e negociatave me Bashkimin Europian, fazë intensive në realizimin e detyrave, por edhe në tërheqjen e shumë fondeve nga Brukseli.

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

A duhet legalizuar prostitucioni në vendin tonë

Loading ... Loading ...
To Top