Connect with us
Elona Dobra

Profil i paautorizuar i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës

Aktualitet

Profil i paautorizuar i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës

 Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës është një institucion publik i arsimit të lartë i krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Nr. 801, datë 20.12.2005 “Për hapjen e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës”.
Fotografia e Kseanela Sotirofski

Për herë të parë universiteti hapi dyert për studentët në vitin akademik 2006-2007 ku në bankat e tij filluan studimet universitare rreth një mijë studentë nga i gjithë vendi. Sot në vitin 12-të, Universiteti “Aleksandër Moisiu ka rreth 18.000 studentë nga i gjithë territori i Shqipërisë.

Rezultate imazhesh për Uamd

Me hapjen e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Qeveria Shqiptare nuk kishte për qëllim hapjen e një institucioni të ri në vend, por hapjen e një institucioni ndryshe, i cili do të sillte eksperiencat më të mira akademike perëndimore.

Filozofia e punës është “studenti në qendër të vëmendjes”, që do të thotë se gjithçka që ndodh në universitet që nga procesi mësimor, shërbimet, aktivitetet dhe mjetet janë në dispozicion ekskluziv të studentit. Kjo bëhet e mundur nëpërmjet një stafi dinamik të zgjedhur dhe të përkushtuar, një ambjenti të kompjuterizuar që mundëson kontakte të vazhdueshme me botën akademike perëndimore dhe nëpërmjet veprimtarive të larmishme ekstrakurrikulare. Mënyra e zhvillimit të procesit mësimor, procedurat e kontrollit të dijes, rekrutimi i stafit akademik, këshillimi i studentëve, shërbimi i bibliotekës e mbi të gjitha kërkimi shkencor kanë si qëllim realizimin e një eksperience akademike unike në vend, që nuk përjashton asnjë element domethënës të universiteteve evropiane dhe ato amerikane.

Fillimisht Universiteti “Aleksandër Moisiu” u hap me tri njësi kryesore nga të cilat dy fakultete (Fakulteti i Ekonomisë dhe Adminitrimit dhe Fakulteti i Edukimit) dhe një Shkollë e Lartë Profesionale, e cila ngjason institucionalisht me Community College në vendet perëndimore.

Rezultate imazhesh për Uamd

Në këtë shkollë ofrohen diploma me karakter të specializuar, kryesisht të natyrës teknike, me minimalisht dy vite studimi dhe 120 kredite sipas sistemit ECTS. Në vitin akademik 2007-2008, në Shkollën e Lartë Profesionale u hapën edhe katër programe studimi të tjera të cilat janë hapur për herë të parë në të gjithë sistemin e arsimit të lartë në vend. Në të njëjtin vit në këtë njësi programi i studimit infermieri shndërrohet me DNP (Bachelor).

Një risi e Universitetit “Aleksandër Moisiu” , por edhe e të gjithë sistemit të arsimit të lartë në vend është hapja e Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) në vitin akademik 2008-2009. Ky fakultet është produkt i një projekti të përbashkët i qeverisë gjermane dhe asaj shqiptare, me qëllim ndërtimin e një fakulteti bazuar në përvojën më të mirë të akademisë profesionale në Banden-Ëurtemberg në Gjermani, në fushën e ekonomisë dhe të menaxhimit. Karakteristika dalluese në këtë fakultet është kombinimi i vazhdueshëm i njohurive teorike me praktikën në kompani të ndryshme sipas fushës së studimit. Mësimdhënia në këtë fakultet zhvillohet në gjuhën angleze nga profesorë ndërkombëtarë dhe ekspertë nga fushat përkatëse.

Rezultate imazhesh për Uamd

Programi mësimor është i përshtatur me nevojat e tregut dhe përcaktohet në bashkëpunim me komunitetin e biznesit. Në vitin akademik 2009-2010 Universiteti “Aleksandër Moisiu” zgjerohet me një filial në qytetin e Peshkopisë, por me një vendim pak vite më parë ai mbyllet.

Rezultate imazhesh për Uamd

Gjithashtu viti akademik 2009-2010 shënoi edhe hapjen e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe të tretë në Fakultetin e Ekonomisë dhe Administrimit, duke kompletuar në këtë mënyrë profilin akademik të universitetit. Konkretisht në këtë fakultet janë hapur programet e studimit të DND (Diplomë e Nivelit të Dytë), (MNP) Master i Nivelit të Parë, si dhe programet e Ciklit të Tretë (Shkolla e Doktoraturës). Me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 685, datë 25.08.2010 “Për riorganizimin e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, në fillim të vitit të ri akademik 2010-2011, universiteti u zgjerua dhe me dy fakultete të reja, Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike dhe Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit. Gjithashtu, u riorganizuan njësitë kryesore të universitetit duke bërë të mundur që sot në përbërje të tij të jenë 6 fakultete si Fakulteti i Biznesit, Fakulteti i Edukimit, i Teknologjisë së Informacionit, Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike, Fakulteti i Studimeve Profesionale, Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP).

Rezultate imazhesh për Uamd

Universiteti “Aleksandër Misiou” Durrës, aktualisht është i vendosur në dy godina, njëra e ndërtuar vetëm para pak vitesh, ndërsa në tetor të 2017 pritet që të hapet edhe një godinë tjetër e cila do të jetë një ndër më modernet në vend, me kushtet dhe ambientet që plotësojnë të gjitha kushtet. UAMD, referuar Ligjit të Arsimit të Lartë u jep mundësinë studentëve të organizohen dhe mblidhen në grupacione brenda universitetit, të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, dhe promovimit të vlerave të këtij Universiteti.

Gjithashtu në përbërje të UAMD ekziston edhe Senati Akademik i cili zgjidhet drejtë për drejtë me votat e studentëve dhe pedagogëve, ku studentët zgjedhin me votat e tyre 2 përfaqësues të tyre të cilët marrin pjesë rregullisht në mbledhjet e senatit dhe janë zëri studentor në nivelin më të lartë vendim-marrës aty.

Rezultate imazhesh për Uamd

UAMD në vitin akademik 2016-2017 është akredituar nga një agjensi prestigjioze britanike, e zgjedhur nga shteti shqiptar për të akredituar të gjitha universitetet në vend, Akreditimi i tij ishte një ndër lajmet më të mira për këtë universitet që pas themelimit të tij. UAMD, bashkëpunon me një sërë universitetesh ndërkombëtare, dhe në sajë të bashkëpunimit të tyre pothuajse ҫdo vit, studentë nga ky universitet kanë të drejtë të aplikojnë për bursa studimi jashtë vendit, një mundësi kjo mjaft e mirë për studentët që duan të shtrijnë njohuritë e tyre dhe të njihen edhe me kultura të tjera botërore./Nga Isa.Myzyraj 24.al

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top