Connect with us
Elona Dobra

Punonjesja e Bankes vjedhje masive te klienteve.

Aktualitet

Punonjesja e Bankes vjedhje masive te klienteve.

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 6.5 vite burg një ish-punonjëse banke të nivelit të dytë, të akuzuar për vjedhjen e mijëra eurove, duke abuzuar me llogaritë e klientëve të ndryshëm. E pandehura Anila Aliaj është shpallur fajtore për akuzën e “vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit”, më shumë se një herë dhe për “falsifikim të dokumenteve”.

Sipas vendimit të shpallur më 26 korrik, ish-specialistja e kreditit në filialin e një banke në Kamzë, përmes veprimeve të jashtëligjshme ka përfituar shuma parash duke çelur kredi, overdrafte, apo karta krediti për klientë të ndryshëm pa dijeninë e tyre dhe përmes dokumentacionit të falsifikuar.

Paratë e lëvruara prej tyre i ka kaluar përmes transaksioneve në llogarinë e një të njohure të saj, ku më pas i ka tërhequr. E pandehura Aliaj u gjykua në masën e sigurimit “detyrim për paraqitje”. Gjatë gjykimit ajo ka mbajtur qëndrim mohues në lidhje me akuzën dhe ka kërkuar të deklarohet e pafajshme. Ajo u deklarua e pafajshëm vetëm për akuzën e “pastrimit të parave”.

Vjedhja me overdraftet

Procedimi penal për ish-punonjësen e bankës, Anila Aliaj, nisi në vitin 2014, pas një denoncimi publik në emër të saj nga një kliente e bankës. Bazuar në këtë ankesë, vetë banka bëri një kontroll të brendshëm nga i cili rezultoi se ish-specialistja e kreditit, e pandehura, Anila Aliaj, duke përfituar nga pozicioni i saj i punës, ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe në kundërshtim me rregulloren e bankës, duke vjedhur para nga banka përmes llogarive të klientëve. Nga shqyrtimit gjyqësor ka rezultuar se e pandehura ka miratuar olerdrafte të paktën gjashtë klientëve të bankës, në kushte kur ato nuk e kanë kërkuar këtë shërbim. Sipas gjykatës, lekët janë transferuar në të tjera llogari, përmes një dokumenti të falsifikuar, sikur e kishte miratuar zotëruesi i llogarisë. Disa prej dokumenteve kanë pasur firma të klientëve, por sipas gjykatës, të marra përmes mashtrimit. Kur klientët viheshin në dijeni të veprimeve bankare të cilat nuk i kishin autorizuar, e pandehura i likuidonte.

 

Të njëjtin mekanizëm ajo ka përdorur edhe për kartat e kreditit.

Kështu, dëshmitarja Z.M. ka pohuar në gjykatës se nuk ka aplikuar, apo të ketë pasur kartë krediti. Nga ana tjetër, përmes një karte në emrin e saj, nga banka janë tërhequr 220 mijë lekë. Sipas gjykatës, në të tjera episode, me kartën e klientit K. V. janë tërhequr 100 mijë lekë dhe me atë të klientit P.B. 390 mijë lekë. Ndërkohë nga auditi i bankës janë gjetur formularët e paplotësuar, por të nënshkruar nga disa klientë të tjerë.

Ndërsa në lidhje me transferimet apo tërheqjes nga llogaria rrjedhëse e klientëve pa kërkesën e tyre, gjykata theksonte rastin e klientit A.M., në emrin e të cilit e pandehura kishte çelur një kredi 2.7 milionë lekë. Sipas gjykatës, një pjesë e këtyre parave të tërhequr nga Aliaj i ishin huajtur një personi të tretë.  Ndërsa për klienten B.K. banka ka disbursuar një kredi 500 mijë lekë, për të cilën ajo nuk ka qenë fare në dijeni.

Sipas gjykatës, për shkak të skemës të përdorur nga e pandehura për përfitime të kundërligjshme, të gjitha rastet e overdrafteve të pakthyera të përmendura në vendim, banka i ka evidentuar si kredi të pakthyera në shumën 2 935 490 lekë, si dhe 5 704 euro, shumë e cila ka vazhduar të rikuperohet gjatë gjykimit të çështjes penale. Për klientin A. M. dëmi ka qenë 2.6 milionë lekë dhe për klientin M.M. 550 mijë lekë.

Mbyllja e disa llogarive bëhej me qëllim që të mos i krijoheshin probleme (për të mos u zbuluar) dhe pas mbylljes se disa kredive ajo vazhdonte me vjedhjen e parave nga llogari të klientëve të tjerë”.

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top