Aktualitet

Qëlluan kryeministrin me vezë, 2 muaj burg ose 60 orë punë në komunitet për studentët

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për 8 studentët e arrestuar pasi goditën me vezë kryeministrin Edi Rama. Ata janë dënuar me 2 muaj burg e cila mund të konvertohet në 60 orë punë të detyruar në komunitet.

Gjykata ka dhënë vendimin për studentët Liri Kuci, Klodi Hoxha, Bora Mema, Anita Lushi, Vitori Cipi, Dardan Konjufca, Valton Marku dhe Durim Jasharaj.

Gjykata pranoi pretencën e prokurorisë së Tiranës për 8 studentët e “Lëvizjes për Universitetin”, të cilët më 2 nëntor 2015, goditën me vezë kryeministrin Edi Rama gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë kundër ligjit për arsimin e lartë.

Studentët nuk janë penduar për veprimin e tyre, ndërsa janë shprehur para trupit gjykues se të vetmen pendesë që kanë është se nuk qëlluan në shenjë kryeministrin Rama.

Lapsi.Al




Kliko për të komentuar

Copyright © 2016 24.al - Të gjitha të drejtat e autorizuara.

To Top