Connect with us
Elona Dobra

Rama dhe Tahiri udhëheqin kryqëzatën ndaj shqiptarëve. Quo Vadis Albania?

Aktualitet

Rama dhe Tahiri udhëheqin kryqëzatën ndaj shqiptarëve. Quo Vadis Albania?

Që me ardhjen në pushtet të Ramës dhe ministrave të tij pa eksperience, shqiptarët kanë nisur një eksod tjetër biblik që është sa shqetësues aq edhe i frikshëm, kur analizojmë pasojat kombëtare në terma afatgjatë që sjell ky emigrim i pjesës më vitale të popullsisë. Jam totalisht i ndërgjegjshëm se fatura e mjerimit nuk i takon vetëm kësaj qeverie por edhe qeverive të mëparshme gjatë këtyre 25 viteve për dëmin që i kanë bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Katrahura 25 vjeçare çthuri shoqerinë shqiptare totalisht ku anarkia, mos zbatimi i ligjeve, vetë-drejtesia, mbijetesa ishin rruga e vetme për të ndërtuar jetën, gjë që fatkeqësisht shqiptarët e mësuan dhe e përqafuan në mënyre përfekte.

Rama dhe Tahiri tashmë po u kërkojnë shqiptarëve që të ndahen nga rruga e anarkisë së djeshme dhe fillimin e aplikimit të shtetit ligjor, ku ligjet zbatohen, taksat paguhen pra me pak fjalë për tu sjellë si qytetarë të denjë. Problemi është se Rama dhe Tahiri nuk kanë berë analizen e duhur se deri në çfarë mase është kalbur sistemi. Shqiptarëve po u kërkohet të sillen si qytetar të denjë pikerisht tani mbas 25 viteve ku i kanë varfëruar deri në ekstrem. Jemi në një moment ku 5% e popullsisë posedon 58% të pasurisë kombëtare dhe pjesa tjetër 95% e popullsise posedon 42% të pasurisë së përgjithshme kombëtare, ku sa pak posedon sa shumë dhe sa shumë posedon sa pak, ky është indikator i qartë që shoqëria shqiptare ka qenë orientuar kryekeput drejt mjerimit dhe jo zhvillimit, ku Rama vetë ka qenë aktor i rëndësishëm politik që prej vitit 1998 dhe i njeh mirë problemet e shoqërisë shqiptare. Fatkeqësisht ky 5% është një grupim në qarqet e llumit politik.

Rama dhe Tahiri trokasin dyerve të diplomacive perëndimore dhe çirren duke përpjekur të bindin perëndimorët që ti riatdhesojnë shqiptarët sepse Shqiperia është parajsë dhe vend i sigurt në të gjitha aspektet. Liderët perëndimorë i njohin mirë problemet me të cilat Shqipëria përballet përmes informacioneve që ambasadoret e tyre u japin. Drejtësia nuk funksionon në menyrë absolute, korrupsioni lulëzon ashtu siç ka lulëzuar këto 25 vite, siguria për jetën nuk njeh përmirësim aspak, mjekësia vazhdon të jetë ajo e djeshme me rrushfete dhe ilaçe të skaduara, arsimi po ai si dje me standarte skandaloze, institucionet aq të korruptuara dhe me burokraci ashtu si dje, vota u blihet shqiptarëve si në 2013, 2011 dhe 2009. Rama dhe Tahiri duhet të reflektojnë ndaj kushteve dhe situatës aktuale në Shqiperi. Ishte Rama ai që dje dukej më i shqetsuar se vetë Merkel për riatdhesimin e Shqiptareve, pra ky krye-kryqezator po na del ‘më katolik se Papa’.

Por këto udhëheqës harrojne se mercenaret e tyre po sillen me rinine demokratike shqiptare si Enver Hoxha dikur. Edi Rama u pyet nga një gazetar në Zvicër gjatë vizitës se tij ne Zvicer se pse nuk prononcohet mbi gjuetine e shtrigave ndaj Dritan Zaganit shefit te anti-droges? Me arrogancen e tij Rama tha, nuk kam koment, pyetje tjeter.

Atehere ne duam ti bejnë nje pyetje tjeter Rames dhe Tahirit – po Roland Meshi qe u torturua barbarisht po nga mercenare te Tahirit dhe qeverise shqiptare para dhe pas zgjedhjeve te vitit 2017 dhe vetem pse doli me hapur se te gjithe ne fushaten e vitit 2017, a keni ndonje koment? Ja pra kjo eshte arsyeja pse ikin shqiptaret nga mjerimi dhe mungesa e ligjit dhe drejtesise, nga dhuna dhe torturat, nga persekutimet politike. Ja pra pse e braktisen Shqiperine Dritan Zagani dhe Roland Meshi, po keshtu si ato ne kete arratisje biblike pi largohen mijera Dritan Zagane dhe Roland Meshe te tjere.

Roland Meshi

Rama dhe Tahiri se pari duhet të ndreqin institucionet e më pas duhet të fillojnë të ndreqin shqiptaret. Rama dhe Tahiri është koha të ndaloni ketë fushatë kryqezatash ndaj shqiptarëve që marrin arratinë jo për luks por për pak dinjitet njerzor, për siguri për jeten, për ilaçe të paskaduara, për pak qetesi mendore. Ndalojeni ketë kryqezate sharlatane ndaj atyre që politika i ka varferuar deri aty ku vlerat janë berë çorbë me mjerimin. Edi Rama së pari nderto shtet me institucione të standartizuara dhe më pas perpiqu të sherosh shoqerine shqiptare. Vetëm atëhere shqiptaret do ndalin eksodin dhe do të rikthehen vetë në vendin e tyre.
E për të vërtetetuar të gjitha ato që janë thënë më sipër, egzistojnë raporte të shteteve ndërkombëtare, anëtare të Bashkimit Evropian që me dhjetëra herë kanë ngritur problemin e drogës, kriminalitetin dhe mungesën e drjtësisë. Të sjellim pak në vëmendje Raportin e policisë dhe prokurorisë holandeze që ditët e fundit ka kërkuar që Shqipërisë ti rikthen vizat (Foto më poshtë, e raportit të publikuar nga gazeta më e madhe në Hollandë ‘De Telegraaf’”.
Sjellim gjithashtu në vëmendje raportet e ndërkombëtareve konkretisht, progres-raportet e BE mbi shqipërinë që problem thelbësorë mbetet krimi dhe mos-ndëshkimi i tij.
Të gjendur në një situatë të tillë, të gjendur përballë situatës së krimit dhe mos-ndëshkimit të tij, të gjendur përballë një drejtësie të degraduar, mijëra shqiptarë si Roland Meshi ikin nga vendi për një jetë më të mirë, por edhe për të ruajtur kokën.
Gjithashtu për të vërtetuar degradimin e shtetit nga personat më të fuqishëm në vend po sjellim edhe deklaratat e dy aktorëve më të rëndësishëm në jetën politike shqiptare.
““Ish-bashkëkryetari im (Rama) thuri aleancë errësire me Lulin. Është marrëveshja e dy individëve për oligarkinë dhe jo për popullin. Aleancë që synon imponim dhe keqpërdorimin e policisë që ende drejtohet nga një person që turpëroi vendin. PD shkëmbeu drejtorin e OSHEE me atë të Policisë së Shtetit. I kam çuar një sms z. Rama, që të mos përdorë Haki Drogën dhe Policinë e Shtetit përmes inskenimeve mafioze tipike të tij (Cakos) dhe të mos cenoje zgjedhjet”, deklaronte Presidenti i Republikës Ilir Meta ish-kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim me tone të ashpra.
“Pushtetin në drejtësi e kanë kriminelët. Sepse gjyqtarët mbrojnë kriminelët. Një përdhunues që merr duartrokitjet e njerëzve që shkojnë atje për ta nxjerrë të lirë, një grabitës që gjykatësi thotë se s’ka prova, apo një vrasës që ende i lirë. Gjyqtarët janë bërë palë me krimin”, deklaronte Kryeministri I Shqipërisë Edi Rama në një rast të paprecedentë me datën 27/02/2017./ 24.al

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

Cila nga reformat është më e rëndësishme?

View Results

Loading ... Loading ...
To Top