Connect with us
Elona Dobra

Rama mban fjalimin e parë si kryeministër në Parlament.

Politikë

Rama mban fjalimin e parë si kryeministër në Parlament.

Kryeministri Rama ashtu siç kishte premtuar më herët se do mbante një fjalim për programin e qeverisë doli përpara deputetëve dhe nga foltorja e kuvendit apeloi për gjuhën e paqes në politikë dhe për bashkëpunim me opozitën për çështje kombëtare. Duke u ndalur tek votimi i Ruçit , Rama u shpreh i sigurt se Ruçi në krye të parlamentit do të sjellë vetëm përfitim publik, pasi nuk do të tolerojë në asnjë çast mazhorancen dhe do respektojë barazinë.

Rama është shprehur i vetëdijshëm për gabimet dhe defektet e mazhorancës gjatë programit të 4 viteve të shkuara, “sikurse është i vetëdijshëm për barrën e përgjegjësisë këtë mandat të dytë”.

25 qershori tregoi se nuk fitohet duke i fryrë zjarrit të konfliktit. Në çdo gjë që bëjmë keq i bëjmë keq të ardhmes së fëmijëve tanë. Shumë më shumë thellësi në reformat që bëjnë shtet në të mirë të fëmijëve. Duke ftuar opozitën për bashkëpunim, Rama ka nënvizuar se dy palët kanë më shumë gjëra që i bashkojnë sesa i ndajnë.

Në asnjë vend një grup politik nuk merr rrugët e botës për të dëmtuar reputacionin e vendit të tij. Të ndërmarrim një nismë të përbashkët, një tryezë të hapur për çështjet që duhet të na bashkojnë e që në peshën e tyre janë paketa e detyrimeve madhore”, ka pohuar Rama.

“Shqipëria e bashkuar me Evropën, apo bashkimi kombëtar i shqiptarëve janë apo nuk janë paketë e bashkëpunimit tonë? Nuk po flas për Shqipëri të madhe por për një popull të vetëm shqiptar, që ka dy shtete, por është ende larg së qënuri i lidhur në të drejta dhe detyrime, kompakt në qëllimet e mëdha. Edhe gjuha jonë sot, shqipe, gjuha e unifikuar shqipe është e kërcënuar, ca nga inercia e boshllëkut të arsimit në tranzicion, ca nga çorodia e pjellë prej tranzicionit që na shfaqet në forma shqetësuese marrëzie, si ishte ajo që përfshiu edhe heroin tonë kombëtar Skënderbeun.

Njerëz që nuk maten as me zgjatimin e fundbarkut të kalit të Gjergjit mbinë nga dheu për t’i bërë karshillëk historisë së tij, historisë sonë të fëmijëve tanë. Aq qesharak, ai episod kërkon analizë, reflektim, jo për perden që nuk e mbuloi monumentin, por me cfarë u shfaq duke e përdorur atë perde të montuar si embrioni i një krimbi kërcënues, për harmoninë fetare dhe përkatësinë evropiane të shqiptarëve”

Rama ka folur edhe për marrëdhëniet me fqinjët e tjerë, të cilat sipas tij duhet të bazohen në një respekt të ndërsjellë.

“Çdo grek që jeton në Shqipëri është anëtar i familjes sonë dhe komuniteti grek është një urë lidhëse për dy vendet tona dhe për ata mbështetja e qeverisë shqiptare do të rritet. Por Shqipëria nuk do të mbyllë gojën për të drejtat e veta”, ka thënë Rama.

Ndërkohë që në fjalim u thanë shumë gjëra, por vetëm për programin 4 vjeçar të qeverisë Rama2 nuk u dëgjua të flitej.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Politikë

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top