Connect with us
Elona Dobra

“Rilindja” falimenton 13 mijë biznese

Ekonomi

“Rilindja” falimenton 13 mijë biznese

Plot 13 mijë biznese kanë shpallur falimentin gjatë vitit 2017(çdo ditë mbyllën dyert rreth 50 biznese). Numri më i lartë i subjekteve të mbyllura është në Tiranë, me rreth 4,120. Në Durrës janë mbyllur rreth 1,900 subjekte, në Vlorë 1,085, në Fier 802, në Elbasan 673.

Pjesa më e madhe e bizneseve të mbyllura janë persona fizikë, të vetëpunësuar, që kishin hapur subjektet me emrat e tyre. Biznese të tilla, kryesisht në tregti me pakicë, hapen dhe mbyllen vazhdimisht, teksa konkurrenca nga rrjetet e organizuara të tregtisë po shtohen ndjeshëm. Lokalet janë një tjetër kategori që falimentojnë vazhdimisht.

Por jo vetëm kaq. 10 kompani të falimentuara kanë qenë të regjistruara në drejtorinë e tatimpaguesve të mëdhenj, kryesisht në fushën e naftës.

Në krahasim me një vit më parë, numri i subjekteve që kanë kaluar në status pasiv ka rënë ndjeshëm. Po sipas tatimeve, në 2016-n rezultojnë që u mbyllën mbi 23 mijë biznese, ku vetëm në datën 6 maj kaluan në status pasiv rreth 9700 subjekte ( të hapura para rreth një dekade dhe që ishin pa aktivitet).
Dy vitet e fundit tatimet kanë zhvilluar një proces intensiv për pastrimin e listës së kompanive, duke evidentuar subjektet me status pasiv dhe duke kaluar me këtë status bizneset që kishin më shumë se 12 muaj pa deklaruar asnjë aktivitet. Në total, janë rreth 111 mijë kompani që kanë kaluar me status pasiv, të hapura që nga fillimi i viteve 90 e deri tani.

Nga ky proces, tatimet identifikuan edhe shumë subjekte që ishin në status pasiv, të cilat ushtronin aktivitet (lëshonin fatura), të cilat u kaluan automatikisht në status aktiv, ndërsa kompanitë që kishin punuar me to u paralajmëruan që të ishin të kujdesshme dhe të verifikonin nëse subjektet me të cilat japin e marrin fatura ishin aktive.

Vetëm në 6 ditë, nga 3 janari deri në 8 janar 2018, janë mbyllur 247 biznese, sipas të dhënave të përditësuara nga tatimet, kryesisht persona fizikë, ku mbizotërojnë Tirana dhe Durrësi.

Ka vijuar edhe mbyllja e call center-ave, që janë vënë në vështirësi pas presionit të qeverisë italiane që synonte të ndalonte ikjen e vendeve të punës nga Italia në Shqipëri. Dyrrah Calling në Durrës, e hapur në 2015-n ka kaluar në fillim të këtij viti në status pasiv, duke iu shtuar mbi 30 subjekteve të tjera të kësaj fushe që u mbyllën në vitin 2017.

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Ekonomi

Sondazh

Vettingu duhet te filloje ne:

View Results

Loading ... Loading ...
To Top