Connect with us
Elona Dobra

Safet Gjici paralajmëron ‘tërmet’ në Has

Aktualitet

Safet Gjici paralajmëron ‘tërmet’ në Has

Kandidati për deputet i qarkut të Kukësit i PS i renditur i 2 në listë Safet Gjici në një prononcim për mediat ka akuzuar rëndë drejtuesit e Bashkisë Has për humbjen e PS në këtë rreth.

 

Gjici ka lënë të nënkuptohet se do të ketë ‘tërmet’ në has pasi sipas tij fajtorë për humbjen në Has është kryetari i Bashkisë zoti. Adem Lala dhe prefekti i qarkut Kukës Liman Morina.

Safet Gjici me shumë gjasa mund të jetë deputet në kuvendin e ri, pasi Mimi Kodheli e renditur e para në listë mund të heq dorë nga mandati për shkak të një posti ministror duke i lënë vendin zotit Gjici.

Miqtë e mi!

Pas mbylljes së proçesit të numërimit të votave, ne arritëm të merrnim 1 mandat në Qarkun e Kukësit, ndonëse kishim të gjitha mundësitë që të merrnim 2, por jo gjithçka eci ashtu siç e kishim planifikuar.

Unë jam shumë i nderuar dhe ndihem shumë i respektuar nga mbështetja e të gjithëve Ju, pasi si kurrë më parë ne arritëm një rezultat historik.

Unë e di që shumëkush prej Jush, më ka votuar si Safet Gjici, dhe për këtë ju jam borxhli tërë jetën pasi u bëtë bashkë me mua pavarësisht bindjeve politike.

Ky është një mesazh i qartë se për njeriun e punës lihen mënjanë logot e partive politike, për një qëllim: Zhvillimin social-ekonomik të Kukësit.

Ndërsa, ata që morën përgjegjësi dhe nuk punuan sa duhet, sigurisht që do marrin atë që meritojnë.

Falë mbështetjes tuaj, të majtë,të djathtë, me dhe pa parti, unë dhe Partia Socialiste arritëm që të merrnim një rezultat të paparë ndonjëherë.

Në bashkinë Kukës, PS kryesoi me 1800 vota mbi Partinë Demokratike, çka e konsideroj si një arritje historike.

Partia Socialiste e qarkut Kukës nga 11.100 vota që kishte diferencë mes PD dhe PS në vitin 2013, në këto zgjedhje kjo diferencë është ulur në 1.100 vota.

Nëse do jem në Parlament, për shkak të lëvizjeve që mund të bëhen në krijimin e qeverisë së re Rama 2, të dalë pas zgjedhjeve të 25-qershorit, unë Ju siguroj se do mbaj të gjitha premtimet që kam bërë gjatë fushatës elektorale.

Më poshtë keni dhe një interbvistë të dhënë për mediat

Faleminderit!

Gazetarja: Z.Gjici, jeni i humbur apo i fituar nga beteja elektorale e 25-qershorit?

Unë e ndjej veten të fituar, pasi qytetarët e mi kuksianë më kanë besuar votën. Është hera e parë që Kukësi kthehet me Partinë Socialiste, duke më bërë fitues.

Hasi e dha verdiktin e vet, ndonëse nuk na votoi. Drejtuesit e Hasit që sot janë në detyra të larta shtetërore, por nuk punuan për fitoren tonë, ndonëse qeveria ka punuar jashtëzakonisht shumë për Hasin.

Përgjegjësia për humbjen e këtij mandati është e kryetarit të bashkisë dhe Prefektit të Qarkut, pasi kjo humbje ishte e paparashikuar.

Kjo nuk është gjë e mirë, pasi ata kanë marrë detyrat që nuk i realizuan.

Unë mandatin e mora nga qytetarët e mi dhe ju jam shumë borxhli ndaj dhe jam shumë i kënaqur. I falenderoj pa masë.

Kjo është një ngjarje historike, siç ishte marrja e titullit Kampion për ekipin e Kuëksit, pasi bastioni i Partisë Demokratike u thye dhe iu rikthye Partisë Socialiste

Gazetarja: Z.Gjici, ju keni thënë se do bëni një analizë të thelluar për humbjen apo fitoren. A do ketë “koka turku”?

Pas çdo fitore apo humbje ka analizë të thelluar dhe ne do bëjmë një analizë të detajuar. Drejtuesit e Hasit duhet të bëjnë analizën vetë fillimisht, më pas a do ketë apo jo “koka turku” ne do ia lëmë kohës për të parë sesi do rrjedhin ngjarjet. Për mua ka rëndësi që Kukësi më votoi në shumicë dhe Partia Socialiste të ketë sa më shumë mandate për të vijuar reformat e nisura.

Gazetarja: Ju pritet që të jeni në Parlament, cila do jetë mbështetja juaj për banorët e Kukësit?

Të gjitha premtimet e mia që kam bërë do i mbaj me shumë përgjegjësi, por detyrimi im madhor është që tiu shërbej banorëve të Kukësit. Për shkak të ndonjë lëvizje që mund të bëhet, unë mund të jem në Parlament dhe do punoj shumë fort.

Gazetarja: Ky numër shumë i madh votash është për Ju personalisht apo për Partinë Socialiste?

Të jem i sinqertë këto vota janë për emrin tim personal, ndaj dhe i jam borxhlinj të gjithë banorëve të Kukësit, ndonëse Hasi na la pa marrë mandatin e dytë, çka do ishte një ngjarje shumë e madhe historike.” Shkruan Gjici./24.al

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top