Connect with us
Elona Dobra

Sarande: Goditet grupi shqiptar i grabitesve ne Greqi.

Kronikë

Sarande: Goditet grupi shqiptar i grabitesve ne Greqi.

Olsen Llambro

Finalizohet operacioni policor i koduar “Përtej kufijve”. Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Policinë e Delvinës dhe me Policinë Kufitare Greke, godet nje grup që kryenin vjedhje masive me armë e dhunë të banesave në fshatrat e Igumenicës, Greqi.

Arrestohen tre shtetas pjestarë të grupit si dhe shpallet në kërkim një tjetër. Sekuestrohen dy armë zjarri pistoletë, telefona celularë, bizhuteri dhe një automjet tip Toyota, me të cilin lëviznin shtetasit e arrestuar.

Në kuadër të bashkëpunimit me Policinë Greke, Policia e Sarandës si dhe Policia Kufitare e Sarandës kanë marrë informacion nga Policia Kufitare Greke, se në fshatrat e Igumenicës, Greqi, kishin ndodhur prej disa ditësh vjedhje masive me armë e dhunë të banesave, ku dyshohet se autorët mund të ishin shtetas shqiptarë.

Policia e Sarandës prej 48 orësh organizuan punën duke mbajtur nën vëzhgim gjithë territorin që lidhet me fshatrat grekë që kishin ndodhur vjedhjet.

 

Në momentin e ndalimit njëri prej shtetasve nxjerr nga makina një çantë dhe e hedh në anë të rrugës duke tentuar të largohet me vrap. Policia ka bërë kapjen dhe shoqërimin e tre shtetasve në Komisariatin e Policisë Sarandë , si dhe sekuestrimin e çantës dhe të automjetit.

Personat e ndaluar jane:

– Gëzim E., 40 vjeç, nga Saranda drejtuesi i automjettit.

– Nel Sh., 28 vjeç, banues në Bulqizë.

– Alfred H., 34 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi me iniciale K.B. eshte shpallur ne kerkim.

 

 

 

 

 

Brenda automjetit jane gjetur:

• 2 armë zjarri pistoletë, një model ”TT” dhe një tjetër model ”Zastava”, 2 krehër pistolete me fishekë në brendësi.
• disa telefona celularë
• bizhuteri të ndryshme.

 

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kronikë

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top