Connect with us
Elektroshtepiake

Shpërthimi në Velipojë/ Cisterna me 1 mijë litra gaz, një bombë që rrezikoi jetën e dhjetëra pushuesve

Aktualitet

Shpërthimi në Velipojë/ Cisterna me 1 mijë litra gaz, një bombë që rrezikoi jetën e dhjetëra pushuesve

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot paradite në Velipojë. Flakët përpinë lokal “Cavaliero” në katin e parë të pallatit që njihen me emrin kompleksi “Fishta”. Katër vetë mbeten të plagosur, dy prej tyre babë e bir, pronarë të lokalit. Ata u transportuan me helikopter nga Shkodra në Tiranë. Mjekët e Djegie-Plastikës në QSUT thanë se Besnik Zenunaj 55 vjeç dhe i biri Hektor Zenunaj 33 vjeç janë në gjendje shumë të rëndë, me djegie në fytyrë dhe trup. Gjithashtu dy të plagosur të tjerë ndodhen në spitalin e Shkodrës, por në gjendje më të mirë. Njëra prej tyre është identifikuar si Saida Spahija 19 vjeç.

Gjergji Belba shef i repartit në QSUT: “Deri tani në shërbimin tonë janë shtruar dy pacientë të djegur rëndë, me djegie pothuajse në të gjithë sipërfaqen trupore si rezultat u ekspozicionit të asaj bombole gazi në restorantin e tyre. Gjendja paraqitet kritike.
Jemi në momentin e parë të vlerësimit të situatës, ekzaminimeve laboratorike, por njëkohësisht vazhdon mjekimi intensiv për të dy pacientët. Për momentin janë koshientë, por janë në efektin e qetësuesve. Gjendja është kritike dhe konsiderohet prognoza e rezervuar për jetën”.

Çfarë ndodhi?

Flakë dhe tym i zi janë parë të dalin furishëm nga kompleksi duke tmerruar pushuesit e shumtë që frekuentojnë këtë bregdet gjatë verës.

Më pas është mësuar se zjarri kishte shpërthyer në një lokal; bar- restorant. Prej andej ambulanca dhe policia shoqëruan të plagosurit në spitalin e Shkodrës. Sakaq u evakuuar pushuesit, pasi 4 katet (lart) të pallatit shpërbejnë si shtëpi pushimi që jepen me qira gjatë sezonit turistik.

Nga të dhënat e para, mësohet se në bodrumin e pallatit ishte vendosur një cisterne me 1 mijë litra gaz që shërbejnë për kuzhinën e restorantit. Mësohet se restoranti ku ndodhi ngjarja e rëndë është në pronësi të familjes Zenunaj. Ende nuk dihet se kush e kishte vendosur këtë cisterne, pronari i kompleksit Seit Fishta apo ata të lokalit?

“Në bodrumin e lokalit ka pasur një cisternë 1 mijë litërshe me gaz për përdorim në kuzhinë. Inspektorët u futën në ambientet e lokalit. Shpërthimi ndodhi nga rrjedhja e gazit të cisternës. Bombolat e gazit që sherbenin për gatim nuk kanë shpërthyer, ato janë në rregull”, deklaroi Inspektoriati Teknik (ISHTI).

Faktet e deritanishme janë të rënda. Një cisterne kaq e madhe me gaz nëse do të kishte shpërthyer do të kishte pasur efektin tragjik të një bombe. Pritet që hetimet e prokurorisë dhe policisë të zbulojnë shkaqet e sakta të rrjedhjes së gazit që fatmirësisht ishin të lokalizuara vetëm në lokal. Sakaq pritet të mësohet nëse kjo cisterne ishte vendosur me lejen e autoriteteve apo ilegalisht.

Pushuesit (siç shihet nga fotot) kanë dalë të tmerruar nga shtëpitë dhe fatmirësisht nuk kanë dëmtime përpos ndonjë bllokimi të lehtë në rrugët respiratore për shkak të tymit.
/R.Dedaj-Opinion.al

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

A do qeverisin bashke PS dhe PD?

Loading ... Loading ...
To Top