Connect with us
Elona Dobra

Si do bëhen shkurtimet në administratë…

Aktualitet

Si do bëhen shkurtimet në administratë…

Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito sqaron se si do të ristrukturohet administrata në mandatin e dytë të qeverisjes “Rama”. Fillimisht do të ketë një vlerësim të punonjësve të administratës, i cili do të bazohet në performancën e çdo institucioni.
Çdo punonjës do të vlerësohet mbi bazën e dosjes së tij profesionale dhe të performancës në vijimësi. Këtë do ta ketë në dorë çdo drejtues i secilit prej institucioneve.
Është fakt që qytetarët shqiptarë nuk marrin lehtësisht të drejtat dhe shërbimet që u takojnë nga administrata që paguajnë. Për këtë arsye, ristrukturimi dhe rritja e performancës së administratës është domosdoshmëri, për të krijuar kushtet e nevojshme për një administratë efikase, profesionale dhe që t’u përgjigjet sa më mirë kërkesave të qytetarëve, por edhe sfidave të procesit të integrimit europian që ne tashmë kemi nisur. Ky ristrukturim synon të vlerësojë realisht performancën e çdo institucioni të administratës, për të përcaktuar më pas dhe hapat që duhen ndjekur për ta vënë atë në efiçencë të plotë. Në këtë kuadër, sigurisht që do të ketë edhe një vlerësim të punonjësve të administratës.

Por Sa prej tyre do të humbasin vendin e punës?

Synimi ynë është një administratë efikase dhe punonjës publikë efikasë. Detyrimin për të provuar efikasitetin e çdo institucioni dhe çdo punonjësi, por edhe për ta ndërtuar këtë efikasitet, do ta kenë drejtuesit e institucioneve.

Suksesi i reformës në administratën publike në mandatin tonë të parë mund të përmblidhet në 3 momente të rëndësishme:
1) Transformimi i sistemit të rekrutimit në Shërbimin Civil. Sot, fituesit e vendeve të punës në Shërbimin Civil nuk i përcaktojnë më ministritë apo institucionet e tjera, por janë vetë fituesit e konkurseve që kanë të drejtën të zgjedhin vendin e punës që dëshirojnë. Sot kemi një sistem tërësisht online, testim me shkrim me pyetje të sekretuara me “bar code”, intervistë me gojë të regjistruar dhe proces ankimimi të hapur. Eshtë një ndër sistemet më të dixhitalizuara të shtetit shqiptar, pa letër nga fillimi në fund.
2) Ecuria në karrierë. Gjatë 3 viteve kemi bërë të mundur që mjaft nëpunës, të cilët prej vitesh ishin pjesë e Shërbimit Civil, të ngrihen në detyrë falë aftësive të tyre, apo të lëvizin në pozicione paralele, duke u dhënë atyre mundësinë të shprehin më mirë aftësitë e tyre. Gjë që nuk ndodhte thuajse fare para 2013-ës. Janë mbi 700 lëvizje në 2 vjet. Ky mobilitet është një nga mënyrat e profesionalizimit dhe motivimit të punonjësve publikë.
3) Kualifikimi dhe trajnimi i vazhdueshëm i administratës. Forcimi i Shkollës së Administratës Publike ka bërë të mundur trajnimin e mbi 13 mijë punonjësve, nga ana ligjore, profesionale apo teknologjike. Nuk ka rrugë tjetër veç trajnimit të vazhdueshëm.
Ajo që ne synojmë në mandatin e dytë është që përvojën e mirë të Shërbimit Civil ta shtrojmë sa më gjerë në administratën publike. Aktualisht e gjithë administrata publike në Shqipëri numëron rreth 90 mijë nëpunës. Prej tyre, 9 mijë janë pjesë e Shërbimit Civil, që menaxhohet nga DAP, dhe rreth 7 mijë të tjerë janë sërish pjesë e Shërbimit Civil, por menaxhohen nga pushteti vendor apo institucionet e pavarura.  Ne do të synojmë të rivitalizojmë të gjithë punën e administratës, duke e nxjerrë atë nga një lloj apatie e krijuar si rezultat i rutinës së përditshme burokratike dhe duke e orientuar drejt realizimit të projekteve strategjike të zhvillimit, duke forcuar menaxhimin, i cili ka detyrë t’i japë sens dhe motivim gjithë administratës.
Ne trashëguam një situatë paradoksale, ku për 25 vjet shteti nuk kishte informacionin e duhur se kush punonte për shtetin, çfarë diplomash kishte, çfarë kualifikimesh dhe çfarë karriere kishin bërë këta punonjës, sa ata kanë investuar në trajnim, sa shteti ka investuar tek ata. Regjistri Qendror i Punonjësve Publikë është funksional me dosjet e mbi 12 mijë punonjësve dhe përfundon për gjithë administratën në vitin 2018, tani që Partia Socialiste ka mundësinë të aplikojë e vetme vullnetin e vet politik. Ai krijon për herë të parë historikun e punonjësve dhe institucioneve të administratës publike. Ky sistem shtrihet në të gjitha institucionet e administratës shtetërore, rreth 330 institucione të Shërbimit Civil dhe atyre që trajtohen me Kod Pune, institucione të pavarura dhe njësi të qeverisjes vendore.
Kryeministri ka kërkuar nga një grup prej 50 nëpunësish civilë, të cilët kanë arritur rezultatet maksimale në procesin e rekrutimit të DAP, mendime konkrete lidhur me marrëdhënien e deritanishme të tyre me drejtimin politik të institucioneve si dhe me pritshmëritë që ata kanë për të ardhmen. Bazuar mbi këto mendime, do të ndërtohet më pas një formular standard për një anketim të të gjithë Shërbimit Civil.

 

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top