Connect with us
Elona Dobra

Si e ‘poshtëroi’ PDK, Isa Mustafën

Aktualitet

Si e ‘poshtëroi’ PDK, Isa Mustafën

Nga Isa Myzyraj

Ditën e sotme Kuvendi i Kosovës votoi me mocion mosbesimi qeverinë e udhëhequr nga Isa Mustafa dhe LDK.

Pas zgjedhjeve të fundit në Kosovë vendi u përfshi në një krizë të thellë politike që nuk dihej se ku do e ketë fundin, ku PDK e Hashim Thaçit u duk sikur mbeti vetëm dhe opozita e bashkuar e përbërë nga VV, AAK, NISMA, por edhe nga LDK bënë një aleancë kinse për të hyrë në qeveri por që në qeveri bashkë nuk hynë pas shumë e shumë bisedimesh.

 

Në këtë koalicion opozitar shihej mjaft qartë se Isa Mustafa synimin e kishte vetëm tek karrigeja e kryeministrit dhe ishte i gatshëm të bënte koalicion edhe me djallin për atë post, e djalli në këtë rast i doli përballë i ofroj postin e kryeministrit, e kështu u formua qeveria e re PDK-LDK që askujt nuk ja merrte mendja se Thaçi e Mustafa do të ‘kurorëzoheshin’ ndonjëherë bashkë.

 

E nisën bashkëqeverisjen e tyre me shumë rrëmujë, e shumë akuza nga opozita e bile edhe nga qytetarë të thjeshtë të cilët ishin të zhgënjyer nga Thaçi, por tanimë edhe nga Mustafa.

Kadri Veseli nga PDK u bë kryetar kuvendi, sepse kjo ishte edhe marrëveshja Thaçi-Mustafa, por më vonë Isa e rehatoi edhe Thaçin në postin më të lartë të shtetit atë të presidentit të Republikës.

Rezultate imazhesh për Isa Mustafa-Kadri veseli

Në seancën kur u zgjodh Thaçi President, Isa Mustafa i tensionuar u qua disa herë nga karrigeje për të siguruar votat që Thaçi të bëhej president, por pa e ditur kurrë që pikërisht sot kryetari i PDK, Kadri Veseli dhe deputetët e PDK jo që nuk  do lëviznin vendit por i bënë ‘gropën’ Mustafës duke e rrëzuar nga pushteti.

E përfundimisht, i morën Presidencën, i morën edhe kryetarin e kuvendit, i morën madje edhe Arbana Xharrën, dhe e rrëzuan nga pushteti duke i hedhur 100% fajet Mustafës për dështimin e qeverisjes edhe pse PDK-LDK ishin bashëfajtore./ 21.al ©

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top