Connect with us
Elektroshtepiake

Si grabiten shqiptaret ….

Ekonomi

Si grabiten shqiptaret ….

Ne nje pike Exchange ne kryeqytet, nese deshiron ose ke ndermend te kembesh monedhen e huaj me ate vendase ose anasjelltas, qytetaret duhet te tregojne kujdes. Sidomos kur ne tabelen kryesore afishojne nje njoftim qe aplikohet komision ose kur ju ne momentin e transaksionit pajiseni me nje fature te cilen detyroheni ta firmosni por nuk ju jepet asnje shpjegim se perse duhet ta firmosni. Kujdes. Lexoni me vemendje cfare shkruhet aty, perpara se te hidhni firmen. Sepse asnje punonjes i sherbimit nuk ju jep shpjegim. Ju jep vetem nje cope leter per te firmosur dhe ne rast se firma juaj hidhet mbi leter, transaksioni eshte kryer dhe nuk ka veprim te kthyeshem. Shkurt ju e keni “ngrene”. Cfare ndodh? Ne faturen qe po afishojme nje qytetar ka dashur te thyeje 70 dollare amerikane perkundrejt kursit 111,9 leke. Ne fature jepet vlera reale e dollarit te konvertuar. Por kjo nuk eshte shuma qe ju perfitoni. Sepse mbi kete vlere aplikohet komisioni 8%. Justifikimi? Jane rregullat e reja te vendosura nga Ministria e financave. Atehere qytetari ne vend qe te merrte 7833 leke, merr vetem 7200 leke. Pra sy nder sy atij i grabiten nga pika e Exchange 633 leke komision. Dhe per me teper nuk te jepet asnje shpjegim se cfare i ndodh te shkretit qytetar qe shkon te konvertoje leke ose monedhe te huaj. Punonjesit “me te drejte” te thone qe duhet ta lexoje para se ta firmosje, sepse ata nuk te japin asnje shpjegim. Por cfare ndodh me personat qe nuk dine se cfare jane ato shifra. Cfare ndodh me personat e moshes se trete? Ky qytetar fatmiresisht ka konvertuar vetem 70 dollare. Po ne rast se shumat do ishin disa qindra apo mijera euro? Atehere komisioni qe do aplikohej mbi shumen do detyronte piken e kembimit valutor te lajmeronte sherbimin e emergjencave. Faleminderit per garbitjen qe na ofroni dita dites. Edhe bankat nuk e ofrojne tarifen e komisionit per kembimin valutor sepse nuk ka kuptim. Ne momentin qe qytetari bie dakord te shkembeje tarifen e ofruar ne baze te kursit te kembimit valutor ketu duhet te perfundoje edhe transaksioni. Vlerat e kerkuara me justifikimin Komision per sherbimin, nuk ka emer tjeter vetem mashtrim me qellim grabitje.

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Ekonomi

Sondazh

A do qeverisin bashke PS dhe PD?

Loading ... Loading ...
To Top