Connect with us
Elona Dobra

Situate emergjente ne gjithe vendin.

Aktualitet

Situate emergjente ne gjithe vendin.

Olsen Llambro

Gjatë 24 orëve të fundit deri në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm jane konstatuar 5 vatra zjarri ne pyje e kullota, njoftuan Emergjencat Civile, që po monitorojnë situatën. Problem është zjarri që po i afrohet Parkut Kombëtar të Llogarasë dhe ku është angazhuar një helikopter për ta shuar. Zjarri ra fillimisht në fshatin Tërbaç të Vlorës, tek Maja e Qorres. Zjarrfikësit e kanë pasur të pamundur për të vepruar për shkak të terrenit të thyer malor dhe zjarri i favorizuar nga era ka dalë nga krahu tjetër i malit, në afërsi të Parkut Kombëtar të Llogorasë. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Qarku Vlorë

Në Pyllin e Sodës, pranë Petroliferës, në bashkinë Vlorë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Shërbimi i MZSH Vlorë ka shkuar në vendngjarje me të gjithë personelin dhe ka punuar për shuarjen e zjarrit. Jane dërguar gjithashtu 30 forca ushtarake për të shuar zjarrin. Në ndihmë ka shkuar edhe një ekip zjarrfikës nga MZSH Lushnjë, të cilët kanë ndihmuar zjarrfikësit e shërbimit vendor të MZSH Vlorë për të shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e madhe me shkurre dhe disa pisha.

Qarku Tiranë

Në fshatin Zhuri, Njësia Administrative Ndroq, bashkia Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Shërbimi vendor i MZSH Tiranë së bashku me banorët e zonës kanë shkuar në vendngjarje dhe pas një pune intensive kanë mundur të shuajnë zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 ha me shkurre dhe ferra.

Qarku Elbasan

Është riaktivizuar zjarri në sipërfaqe me shkurre dhe pyll ahu në Malin Babje, Njësia Administrative Qendër, bashkia Librazhd. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Librazhd ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues dhe disa vullnetarë, të cilët për shkak të terrenit të vështirë kanë punuar me mjete rrethanore dhe më pas kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 1 ha me shkurre e ferra dhe disa drurë ahu.

Qarku Gjirokastër

Në fshatin Suk, bashkia Këlcyrë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me lisa. Shërbimi i MZSH Këlcyrë së bashku me banorë të zonës dhe punonjës të bashkisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë punuar me mjete rrethanore për të shuar zjarrin. Pas një pune të gjatë zjarri është shuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 ha me shkurre dhe disa lisa.

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top