Aktualitet

Skandali në Has/ Reagon Partia Demokratike: dënojmë gjuhën e përdorur ndaj gazetarëve

Pas skandalit të publikuar nga “Gazeta Impakt” mbi ndihmën e ekonomike që është përgjysmuar në Bashkinë Has, dhe pas akuzave të rënda që bëri Bashkia Has ndaj Isa Myzyraj, ka reaguar edhe Partia Demokratike e Hasit.

Kryetari i kësaj Partie Miftar Dauti ka dënuar gjuhën e  përdorur nga kryetari i bashkisë Has, kundër Isa Myzyraj.

Më poshtë reagimi i Miftar Dautit:

 Une jam shume i shqetesuar per debatet qe po ndodhin ne rrethin e Hasit per mos miratimin e ndihmes ekonomike te familjeve qe perfitojne kete ndihme, ku mbi 2000 familje jane te regjistruara ne kete skeme pasi niveli i papunesise dhe varferia jane rritur ne menyre dramatike , ku shume familje diskutojme buken e gojes sot. Fjalori qe perdor kryetari i Bashkise Has eshte i pa pranushem dhe shume fyes per nje kryetar Bashkie me profesionin e gazetarve te cilet kane si mison te tyre ngritjen e problemeve dhe shqetesimeve qe kane qytetaret,aq me teper per ndihmen ekonomike e cila eshte pergjysmuar per mjaft familje ne skeme. Perveq ndihmes ekonomike e cila eshte shperndare pa vendim keshilli pasi deri me sot une si kryetar i kamisionit te ekonomise dhe ndihmes ekonomike deri me sot nuk jam paisur me projekt vendimin per familjet qe perfitojne ndihmen ekonomike per vitin 2017 nga administrata e bashkise Has. Ky eshte nje problem qe ka shqetesuar shume familje qe perfitojne ndihmen ekonomike pasi sipas tyre masa e ndihmes eshte pergjysmuar. Kerkoj qe aktoret e nje veprimi te tille te mbajne pergjegjesi para ligjt. Kryetari i Bashkise duhet qe para se te shkruaj dhe te replikoje me ata qe ngrejne proleme qe shqetesojne banoret, te jete shume i matur e te shofe para vetes per sherbimet qe e ka per detyre ligjore te beje banoreve te Bashkise dhe me fajet e tij nuk duhet te fajsoje banoret dhe te tjeret duke i quajtur PLEHRA

Gazeta Impakt 




Kliko për të komentuar

Copyright © 2016 24.al - Të gjitha të drejtat e autorizuara.

To Top