Connect with us
Elona Dobra

Skenderbeu serish ben Historine.

Sport

Skenderbeu serish ben Historine.

Ka mjaftuar vetem nje barazim i bardhe 0-0 qe Ujqerit e debores te siguronin kualifikimin ne grupe ne Kupat e Europes. Eshte hera e dyte qe skuadra korcare arrin te marre nje bilete ne kete faze mjaft te rendesishme te futbollit elitar europian. Rivalet e Skenderbeut kane qene kroatet e Dinamos se Zagrebit ne fazen e Play Off. Ndeshja e pare e zhvilluar ne fushen kroate kishte perfunduar me barazim 1-1, nje rezultat qe i bente korcaret favorit ne ndeshjen e kthimit, ku i mjaftonte vetem nje barazim pa gola. Dhe ashtu ndodhi. Dy rrjeta te paprekura dhe nje kualifikim i dyte per Skenderbeun ne fazen e Grupeve. Korcaret kane thyer cdo lloj dyshimi, tabuje, skepticizmi si perballe Federates shqiptare te futbollit, e cila nuk ngurroi t’i hiqte nje Titull kampion, ashtu dhe UEFA-s e cila e perjashtoi vitin e kaluar Skenderbeun nga te gjitha ndeshjet paraeleminatore te Champions League. Sot Skenderbeu dhe tifozet korcare kane arsye te forte per tu ndier krenare, duke qene se eshte e vetmja skuader shqiptare qe kualifikohet ne kete faze. Kukesi, Partizani dhe Tirana nuk kane mundur te kalojne fazen paraeleminatore. Shkendija e Tetoves thyhet ne te dyja ndeshjet e Play Off nga skuadra italiane e Milanit te famshem.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Sport

Sondazh

Cila nga reformat është më e rëndësishme?

View Results

Loading ... Loading ...
To Top