Connect with us
Elona Dobra

SUKSESI POLITIK I ILIR METËS NGRIHET MBI MJERIMIN E SHQIPTARËVE

Opinion

SUKSESI POLITIK I ILIR METËS NGRIHET MBI MJERIMIN E SHQIPTARËVE

Nga Agron Shehaj

Të hënën, shqiptarët panë se si u nderua Presidenti i ri i Republikës së tyre, Ilir Meta. Politikani që në 27 vite ‘i mori me radhë’ postet më të larta të shtetit: deputet,
Kryeministër, zv/Kryeministër, Kryetar Kuvendi dhe, tashmë, President.

Parada presidenciale e 24 korrikut, fatkeqësisht, shënoi ngjitjen në majë të së keqes. ‘Suksesi politik’ i Ilir Metës dhe klanit të tij, janë në përpjestim të zhdrejtë me nivelin e jetesës së shqiptarëve të thjeshtë.

Sigurisht, ai nuk është i vetmi.

Bashkëfajtore e tij është klasa politike e 27 viteve të fundit. Media që hesht dhe analistët që flasin për çdo gjë, përveç asaj që është e rëndësishme. Sepse, ndërkohë që elita celebronte Presidentin e ri, pjesa tjetër e Shqipërisë vazhdonte në mes të varfërisë, korrupsionit dhe mungesës së shpresës.
A janë atletet e Kryeministrit çështja e ditës, në një vend ku të rinjtë, të pashpresë, largohen çdo ditë? A është kostumi i Monikës çështja e ditës, në një vend ku brenda ditës humbin jetën katër pushues?
Ky është luksi vezullues i elitës i ngritur mbi grumbullin e plehut të mjerimit të shumicës.
Pamundësi e shumicës dhe shurdhëri e elitave është uji që mungon. (Edhe pse nuk e kemi, prapë ja rrisin çmimin). Plazhet ‘popullore’ që, as pastrohen dhe as ruhen, dhe ku mbyten katër vetë brenda ditës. Shqipëria e mbytur në plehra. Dhuna e paaftësisë dhe babëzia e korrupsionit që ushtron administrata. Varfëria migjeniane dhe pamundësia për të ngritur zërin.
E qëllimshme dhe djallëzore, kjo shmangie nga realiteti i hap rrugë së keqes. Prej 27 vitesh sundon mashtrimi dhe humb drejtësia; sundon krimi dhe humbasin të pafuqishmit; punon i varfri dhe pasurohet mashtruesi.

Këto akte të përditshme na shpalosin, të qartë dhe therëse, dramën tonë kombëtare: të rinj që largohen e marrin me vete potencialin dhe shpresën për ta bërë Shqipërinë një vend, edhe më të mirë, edhe të të gjithëve.

 

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Opinion

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top