Connect with us
Elona Dobra

Sulaj: Dënoj cdo akt dhune dhe abuzimi ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara

Opinion

Sulaj: Dënoj cdo akt dhune dhe abuzimi ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara

ShKMNGV dënon me forcë çdo akt dhune, neglizhimi dhe abuzimi ndaj çdo fëmije dhe në mënyrë të veçantë ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara në institucione arsimore!
Rasti më i fundit i evidentuar gjatë emisionit Fiks Fare në Top Channel, në shkollën speciale Luigj Gurakuqi në Tiranë, përforcon shqetësimin tonë se dhuna ndaj fëmijëve, në institucione arsimore dhe jo vetëm, është akoma e përhapur dhe autoritetet në nivel qendror dhe lokal, profesionistët dhe shoqëria duhet të angazhohen për të parandaluar dhe luftuar cdo formë të dhunës ndaj fëmijëve dhe të sigurojnë të drejtën e patjetërsueshme të çdo fëmije për të qenë i mbrojtur.

I bejme thirrje autoriteteve për:
-Zbatimin e menjëhershëm të ligjit të Arsimit Parauniversitar për arsimimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe veçanërisht reformimin e shkollave të specializuara dhe kthimin e tyre në Qendra Burimore;
-Zhvillimin e kapaciteteve të stafeve pedagogjike dhe atyre që ofrojnë shërbime mbështetëse ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara sipas standarteve ndërkombëtare;
-Monitorimin në mënyrë të vazhdueshme të stafeve pedagogjike dhe vlerësimin e punës së tyre në drejtim të cilësisë së mësimdhënies dhe garantimit të përkujdesjes, zhvillimit dhe mbrojtjes së fëmijëve;

-Ofrimin e shërbimeve mbështetëse me bazë komunitare që sigurojnë rehabilitimin dhe integrimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollë dhe komunitet;
-Sigurimin e një sistemi efikas për monitorimin e zbatimit të të drejtave të fëmijëve për arsim cilësor dhe gjithëpërshirës dhe mbrojtjen nga dhuna, neglizhimi dhe abuzimi në institucione arsimore dhe ato të përkujdesjes sociale.

Nga Silvia Sulaj

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Opinion

Sondazh

Vettingu duhet te filloje ne:

View Results

Loading ... Loading ...
To Top