Connect with us
Elona Dobra

Terri informativ/ Veliaj i mbyll gojën televizioneve për lajmin e protestës në mes të Tiranës

Aktualitet

Terri informativ/ Veliaj i mbyll gojën televizioneve për lajmin e protestës në mes të Tiranës

Nëse ndjek edicionet e lajmeve këtë të shtunë, në asnjë televizion nuk e gjen lajmin e protestës së qytetarëve kundër shkatërrimit të lulishtes dhe këndit të lojërave pranë Parkut të Autobuzëve, në Tiranë. Pavarësisht se policia ndërhyri dhunshëm për t’i shpërndarë banorët që protestuan për ditën e dytë rresht kundër ndërtimit të kompleksit të pallateve mbi parkun e fëmijëve. Pavarësisht se pas protestës u arrestua edhe pedagogu i Universitetit të Tiranës, Arlind Qori, që i ishte bashkuar qytetarëve.

Gazetarët e raportuan në redaksitë e tyre lajmin, ndërsa rrjetet sociale kanë shpërthyer me foto dhe video të përplasjes mes qytetarëve dhe policisë. Por pronarët e televizioneve kanë dhënë urdhër sot, që lajmi të bllokohet. Një protestë spontane, paqësore që zhvillohet në mes të Tiranës është zhdukur nga të gjitha televizionet. Përdhunimi i mediave nga Erion Veliaj arrin deri në atë pikë saqë sot, të gjitha u detyruan transmetonin kronikat e gatshme të Bashkisë, me inspektime rrugësh dhe ndërhyrjet në lidhjet e paligjshme të rrjetit të ujësjellësit.

Me këtë që ka ndodhur sot, është e qartë se Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ia ka arritur të përçudnojë realitetin mediatik, si pak të tjerë kanë mundur të bëjnë në këtë vend.(Lapsi.al)




Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

A duhet legalizuar prostitucioni në vendin tonë

Loading ... Loading ...
To Top