Connect with us
Elona Dobra

Thellohet skandali i videos së nuses, vjen dëshmia tjetër: Aktet seksuale para vajzës së mitur!

Aktualitet

Thellohet skandali i videos së nuses, vjen dëshmia tjetër: Aktet seksuale para vajzës së mitur!

Pas skandalit të Koplikut, ku një nuse u kap mat duke tradhtuar në shtëpinë e tij bashkëshortin e saj, ndërsa në dhomë bashkë me dashnorin, në momentin kur kryenin veprime të turpshme, ndodheshin edhe fëmijët e gruas, për JOQ.al ka folur një prej të afërmve të bashkëshortit.

Ai bën me dije se kjo nuk është hera e parë që nusja tradhton dhe kapet mat, e për më tepër, të njëjtën gjë ka bërë edhe me dashnorin e saj të mëparshëm, për të cilin vajza e vogël ka folur në prokurori. I afërmi i dhëndrit bën me dije se kjo video nuk do të ishte publikuar, në rast se shteti do të ishte më i përgjegjshëm dhe do të dinte të vinte drejtësi.

“Videoja është bërë rreth 6-7 muaj më parë dhe çështja në gjykatë ka qenë e hapur. Meqë shumë nga ju e vunë në diskutim se pse u bë publike videoja skandaloze e nuses tonë, po ju vëmë në dijeni që ngjarja ka ndodhur në janar të këtij viti, më datë 16.

Asnjeri nuk e ka dhunuar kurrë atë nuse në shtëpinë tonë. Ajo u kap dhe u filmua nga pjesëtarë të afërt të familjes dhe asnjëherë nuk do ishin publikuar pamjet nëse shteti do t’i mbronte fëmijët tanë. Kemi bërë kërkesa të panumërta në organet shtetërore, prokurori, polici, shërbim social dhe psikologe.

Në Shkodër janë marrë me ngjarjen, por çuditërisht askush nuk u interesua për fëmijët. 6 muaj pritëm drejtësi, e cila na u mohua që në prokurorinë e Shkodrës, me kujdesin e veçantë të kryeprokurorit të Shkodrës dhe një prokurori shumë të famshëm”, – thotë i afërmi i burrit.

Ai bën me dije se në gjykatë dhe prokurori janë paraqitur gjithë provat që ata dispononin për të faktuar tradhtinë bashkëshortore si dhe janë ngritur akuza ndaj personave që dallohen në video, por dëshmitarët asnjëherë nuk janë thirrur në gjyq.

“Në qarkun Shkodër kemi bërë padi për personat në video. Kemi paraqit prova dhe dëshmitarë, por asnjëherë nuk jemi thirr në gjyqin ndaj kësaj dhe dashnorit të saj D. Isufaj, banor i fshatit Kamicë në Koplik. Kjo nuse na ka shkatërruar jetën këtu e shtatë muaj me padi nëpër gjykata dhe prokurori, ku theksojmë që çdo gjyq deri sot e ka humbur”, – vijon më tej rrëfimin e tij i afërmi i dhëndrit.

Ai jep detaje në lidhje me akuzat që ka ngritur nusja, e cila në gjykatë ka kërkuar mbrojtje ligjore për shkak të dhunës së ushtruar nga bashkëshorti, i cili ndodhet prej vitesh në emigrim, akuzë që nuk është provuar.

“Ka kërkuar mbrojtje ligjore dhe e ka humb me vendim gjykate pranë gjykatës së Shkodrës. Ka bërë padi për marrje fëmije të padrejtë. E ka humbur me gjyqtare F. Hafizi në Shkodër. Është munduar pa prova të denoncojë dhëndrin për dhune dhe filmim të pa ligjshëm. I ka dalë që dhëndri s’e ka filmuar kurrë dhe është paditur nga nipi jonë, ish-burri i saj për heqje të së drejtës prindërore, çështje që me shumë hile nga psikologia, e cila duhet theksuar që ka takuar më shumë ishnusen tonë sesa fëmijët.

Fundi i tmerrshëm i kësaj historie është që pasi nuk u interesua asnjëherë ligjërisht për fëmijët, pas 7 muajsh shkon dhe ankohet në policinë e Koplikut. Me ndihmën e një super-polici të Malësisë, Arben Tahiri, i cili me dy policë të tjerë arreston pa të drejtë të zotin e shtëpisë, të zonjën dhe merr fëmijër duke qarë e ia jep të zonjës.”

Image

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top