Connect with us
Elona Dobra

Tiranë: Shkatërrohet rrjeti prostitucionit on-line

Kronikë

Tiranë: Shkatërrohet rrjeti prostitucionit on-line

Një rrjet prostitucioni që vepronte online është zbuluar në kryeqytet. Operacioni policor i koduar “Chat Line 3” ka çuar në pranga 7 persona, mes të cilëve është edhe administratorja e studios “Chat Line” Dafina Tresa 32 vjeçe dhe bashkëpunëtori i saj shtetasi Artur Bakalli. Dy të arrestuarit shfrytëzonin vajza të reja për prostitucion virtual. Pesë nga vajzat janë arrestuar ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë. Shtetasja Dafina Tresa, 32 vjeçe, prej një kohe të gjatë punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej ndërmjet logimit në faqet “Adult Work”, aktivitet të cilin e kryenin në një apartament në bulevardin “Bajram Curri”.

Të arrestuarit

 Dafina Tresa, 32 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e studios “Chat Line”.

– Artur Bakalli, 33 vjeç, banues në Tiranë.

– Xh.B., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.

– A.B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë.

– E.D., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.

– K.B., 19, vjeçe, banuese në Tiranë.

– A.K., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ndiqet në gjendje të lirë

– B.D., 17 vjeçe, banuese në Tiranë.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale:

– 9 njësi kompjuteri.

– 9 ekrane kompjuteri.

– 9 kamera për komunikim video online.

– 2 lap-topë.

– 16 lodra plastike të seksit

–  sende të tjera të cilat përdoren si lodra seksuale.

Mbi të arrestuarit rëndon akuza Shfrytëzim dhe ushtrim prostitucioni.

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kronikë

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top