Connect with us
Elona Dobra

Topalli s’pranon të ulet në tavolinë me Bregun. Patozi refuzon, Selami jashtë vendit

Aktualitet

Topalli s’pranon të ulet në tavolinë me Bregun. Patozi refuzon, Selami jashtë vendit

Mbërritja e zyrtarit të lartë amerikan Hoyt Brian Yee në vendin tonë është shoqëruar me takime të shumta. Gjitçka ka nisur me një takim me kryeministrin Rama dhe më pas me kreun e Kuvendit Meta.

Takimi me kreun e opozitës do të zhvillohet pak minuta më vonë, dhe Basha pritet të shoqërohet nga aleatët në bisedime. Ajo që njoftohet është se Yee ka thërritur në takim katër deputetë të PD-së.

“Majlinda Bregu, Eduard Selami, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi janë 4 deputetët e kontaktuar nga ambasada për një takim me përfaqësuesin e Departamentit të Shtetit, një njohës shumë i mirë i politikës ballkanike” , thuhet nga Top Channel.

Ndërkohë që deri më tani mësohet se Patozi nuk ka pranuar të shkojë në takim, Selami ndodhet jashtë vendit, ndërsa Bregu dhe Topalli nuk kanë pranuar të ulen në tryezë së bashku.

Nga takimi me Ramën dhe Metën deri më tani nuk është bërë asgjë e ditur. Nga ana tjetër Yee ka pasur një takim dhe me gazetarët në vendin tonë./SHUPLAKA)

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top