Connect with us
Elona Dobra

TRIESTJA dhe Luani nga Vau i Dejes

Aktualitet

TRIESTJA dhe Luani nga Vau i Dejes

Kryeministri Rama mund te sulmohet per “nje mije” gjera, por ne asnje rast per zhvillimin e programit gjerman te integrimit per ballkanin perendimor. Ne kete grup perfshihen nxenesit me te dobet te klases eurogjeografike. (Te gjithe jemi koshiente qe per shume arsye nuk e meritojme te jemi ne BE)
Vete Rama pertej presionit me nuanca “kercenimi” qe ushtron ndaj BE ( po nuk na integruat keshtu si jemi, ne do shikojme rruge te tjera, apo Ballkani rrezikohet etj), e di me mire se kushdo, ne cfare stadi ndodhet Shqiperia si produkt i nje menaxhimi me se armiqesor,nje cerek shekullor, nga klasa e vet drejtuese, qe ka pare vetem pushtetin dhe familjen e vet. Ai synon ne fakt celjen e negociatave, qe shqip-shqip eshte: Hajde te flasim se c’duhet te bejme per te na pranuar ne mesin tuaj. Ai me shume se kushdo e ndjen qe ata na shohin me se shumti si te palare, hajdute, trafikante votash dhe gjerash te ndaluara, nacionaliste bosh, hileqare, karagjoze politike, genjeshtare etj…
Ne keto kushte ai po luan pokerin me karten e bllofit…
Shenjat jane te luajme ne kategorine e dyte(nje Zot e di per sa kohe) ku Serbia do udheheqe kampionatin per vete faktin se eshte shume perpara ne cdo drejtim, shtet-formim, zhvillim, te ardhura per fryme, nivel demokracie etj… Qe te terheqesh kete karvan perpara vetem me shkop b….e mund te behet, dhe ketu duket se Gjermania tani shikon vetem Ramen si karrocierin me te zote, kurse SHBA shton dhe nje kerkese , bashkepunim me opoziten…
Skoda ceke ishte nje makine e falimentuar ne tregun automobilistik pas renies te murit te Berlinit, por ata hyne ne koperim me Wolksvagen-in gjerman pa hunde, pa paragjykim, me dinjitet dhe ia dolen te hyjne ne treg.. Veshtire qe shqiptaret te bejne punera te perbashketa me serbet. Nje shtrengim duarsh qe Rama beri me Vucic u pa si tradheti bashkeshortore nga nje mase e madhe shqiptaresh,..megjithate te shohim..

Ne Maliq, ne kohen e diktatures, patem bere nje bashkepunim shume te mire me serbet, megjithese Shqiperia ishte totalisht e mbyllur, si nje femer me Burka…….

Luani nga Vau i Dejes qe njoha para pak ditesh, ishte integruar me se miri, punonte ne nje taverne ne Halkidiki, nuk e kishte fare idene per takimin e Triestes. Punonte ne kuzhine, merrte 1200 euro neto, vajzat ne shkolle, nje per mjekesi dhe tjetra per mesuese. Tani ne vere punonin kamariere “te babai”, ndihmonin vehten dhe familjen….

Ne marketin e plazhit bleva nje koli me 12 shishe uje per 2,2 euro…. nderkohe qe opinion-beresit merren me mamane e Skenderbeut,…hall shume i madh qe duhet zgjidhur…

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top