Aktualitet

Trump mbështet NATO-n dhe kërkon zgjidhje paqësore për Ukrainën

Presidenti amerikan Donald Trump theksoi dje gjatë takimit me kancelaren Angela Merkel se i jep një mbështetje të fortë NATO-s.

“Ia kam përsëritur kancelares Merkel mbështetjen time të fortë për NATO-n ashtu si dhe nevojën që aleatët tanë të NATO-s të paguajnë pjesën e tyre për mbrojtjen e aleancës”, deklaroi Trump gjatë një konference për shtyp të përbashkët me Merkel në Shtëpinë e Bardhë.

Donald Trump theksoi gjithashtu nevojën për një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë.

Presidenti amerikan tha se “i vlerëson përpjekjet e kancelares për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë, ku do të kërkojmë një zgjidhje paqësore”.

SHBA-ja kishte rinovuar dje dënimin e saj për pushtimin e Krimesë nga Rusia dhe kishte kërkuar që ky aneksim të marrë fund menjëherë.

24.Al




Kliko për të komentuar

Copyright © 2016 24.al - Të gjitha të drejtat e autorizuara.

To Top