Connect with us
Elona Dobra

U shanë dhe gjë nuk lanë pa thënë. Por presidenti dekreton ministrat, Qeveria bën betimin.

Politikë

U shanë dhe gjë nuk lanë pa thënë. Por presidenti dekreton ministrat, Qeveria bën betimin.

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar të gjithë ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Pas himnit të flamurit, sekretari i Përgjithshëm i Presidencës ka deklaruar se betimi hyn menjëherë në fuqi, ndërsa pas kësaj, kryeministri Edi Rama ka nënshkruar formulën e betimit, i ndjekur nga edhe nga ministrat.

Në fjalën e mbajtur , Presidenti Meta vuri theksin se zbatimi sa më i shpejtë i reformës në drejtësi dhe bashkëpunimin e ngushtë midis mazhorancës dhe opozitës për reformat kyçe.

Shqipëria dhe shqiptarët presin nga qeveria e re, Parlamenti i ri, mazhoranca dhe opozita përgjegjësi më të mëdha për sfidat që kemi më përpara.

Si president i Republikës, dua të theksoj rëndësinë e jashtëzakonshme për përshpejtimin e reformës madhore në drejtësi, në mënyrë që të krijohet sa më shpejt institucionet e reja në drejtësi, me qëllim forcimin e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe përmirësimin e klimës së biznesit në vend.

Integrimi evropian është aspiratë kombëtare, ndaj besoj që mazhoranca dhe opozita do të bashkëpunojnë ngushtë për realizimin e këtij objektivi të përbashkët madhor dhe për reformat kyçe me qëllim hapjen sa më të shpejtë të negociatave.

Besoj që qeveria e re do të punojë fuqishëm për bashkëpunimin e mëtejshëm me fqinjët.

Jam shumë i gëzuar që qeveria e re e ka pagëzuar vitin 2018 si vitin e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Dua të përgëzoj nismën tuaj. Heroi është simbol i unitetit”, ka deklaruar Meta.

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Politikë

Sondazh

Cila nga reformat është më e rëndësishme?

View Results

Loading ... Loading ...
To Top