Connect with us
Elona Dobra

Uji si Rruga e Kombit. Parapaguaje, ta kesh.

Aktualitet

Uji si Rruga e Kombit. Parapaguaje, ta kesh.

Qytetaret e Tiranes prej dites se merkure do te duhet qe ujin ta paguajne me shtrenjte. Dhe kjo rritje nuk eshte as me pak e as me shume por plot 50% me shume. Kryetari i Bashkise Tirane Erion Veliaj, i ka kerkuar Keshillit Bashkiak te rrite cmimin e ujit per konumatoret familjare nga 45 ne 65 leke dhe per ata familjare nga 135-190 leke per meter kub uje te harxhuar. Dhe serish rritja e cmimit te ujit na serviret ashtu si ajo e rritja e cmimit te biletes se autobusit. Bileta ne linjat e brendshme u rrit me 10 leke(nga 30-40 leke), por Bashkia e interpretoi se ishte nje rritje vetem prej 10 lekesh, edhe pse rritja ishte ne masen 33%. Keshtu edhe per ujin. Bashkia me e madhe ne vend u servir paketen e re te cmimit me nje rritje prej 20 lekesh, nderkohe qe rritja reale e cmimit eshte ne masen 50%, nga cmimi aktual. Qe ketu fillon menyra e embel me te cilen kreu i bashkise fillon mashtrimin. Edhe sikur mos jete i tille, ne duhet te paguajme per dicka qe nuk e kemi. Tirana vuan prej vitesh furnizimin me ujin e pijshem. Banoret e kryeqytetit paguajne makinat-bot qe ua sjellin ujin e pijshem tek dera sepse uji qe vjen ne cezmat e tyre me orar nuk eshte i pijshem. Dmth Tirana paguan UKT per ujin qe lan rroba, dhe ene, ndersa paguan Bot-et per te pire dhe gatuar. Kryetari duke pare kete gjendje gjen rrugen e ndermjetme. Sa te paguani dyfish ujin, paguajeni ne masen 1,5. Dhe c’eshte me e keqja kete uje ne nuk e kemi ende te disponueshem ne shtepite tona. Sepse sipas tij qytetari duhet te filloje te paguaj per dicka qe nuk e ka qe me pas te miratohet kredia prej 220 milion euro, dhe me pas te miratohet projekti, dhe me pas te filloje te ….. dhe me pas dhe me pas te kalojne disa vjet te tjere, deri sa ne cesmat tona te rrjedhe uje i pijshem.  Keshtu ndodhi edhe me Rrugen e Kombit. Ish kryeministri Majko filloi te mblidhte nje takse per ndertimin e rruge Tirane – Prishtine. Por pavarsisht se taksa paguhej serish punimet nuk po nisnin. qytetari shqiptar pagoi, madje edhe ai qe nuk e perdor asnjehere ate aks rrugor, ishte i detyruar te paguante. Po, po paguante nga cmimi i larte qe vendosen mikrobusat sepse duhet te paguanin taksen dhe te rrisnin cmimin e udhetimit. Dhe keshtu ne populli i thjeshte paguaj ketej, paguaj andej dhe Shqiperia serish ne vend numero. Dhe serish sa here ne nderrojme kryetaret e Bashkive, fillimisht mendohet te prishim sheshin, qe ta ndertojme serish. Dhe pastaj dalim neper media ku deklarojme se i gjetem arkat e bashkise bosh.

Ti si kryetar bashkie vjen ne nje post me projekte ne xhep, dhe me premtime per banoret. Ti nuk vjen qe tu tregosh qytetareve se po vij por kam arkat bosh. Edhe kur merr nje nuse ne shtepi, dhendri nuk shkon ti thote vjehrrit po ta marr vajzen per nuse por nuk kam ku ta fus se nuk kam shtepi apo katandi. Keshtu nuk veprohet. Nese i rreh gjoksit per te marre drejtimin e nje vendi apo nje rajoni, coje deri ne fund zotimin. Perndryshe hap krahun dhe dorezohu. Nuk mund te vazhdosh te rrjepesh qytetaret se nuk ka uje te pijshem. Sille nje here ujin e pijshem neper cesma, 24 ore pastaj dil Balle-hapur dhe kerkoja-u qytetareve edhe 65 edhe 100 leke per meter kub uje po munde.Nuk mund te vesh tiganin ne zjarr me peshkun ne det. Keshtu dime te punojme te gjithe.

Ato cmimet e para qe i merr neper Cikago apo New York si kryetari me punetor i bashkise nuk i merr dhe pastaj te besh punen. Jo Zoti veliaj. Bej punen qe te marresh cmimin.

Vertet nuk eshte asgje kjo rritje ne masen 50% per ujin, per ty qe pagen e ke 1,5 milion leke ne muaj. Por shko pyet nje here ate pensionistin apo ate qe eshte pa pune me nje asistence sociale qe as per buke thate nuk i del muaji. Ti i ngarkon edhe 65 leke metrin kub te ujit. Nese Keshilli Bashkiak nuk miraton te merkuren rritjen e cmimit te ujit te pijshem, Tirana serish do mbetet pa projektin 220 milion euro te Berzh, Tirana serish do mbetet pa uje te pijshem dhe 24 ore. Nderkohe njeri premtim qe zoti Veliaj u dha qytetareve do mbetet pa plotesuar. Ndersa serish tarracat e pallateve do vazhdojne te jene te renduara nga depozitat metalike ku ruajne ujin per tu lare sepse kryetari yne nuk ishte i zoti te zhvaste qytetaret per te paguar projektin. Ne asnje qytet tjeter nuk u kerkua rritja e cmimit te ujit per te marre kredine. Sepse eshte absurde ta mendosh. Edhe shtepine e re kur e ble, pronari nuk me thote depozito leket ne banke qe te filloj une te ndertoj apartamentin. Logjike mashtrimi dhe abuzimi me pushtetin. Ndersa opozita fle. Ajo publikon video se si votohet brenda rradheve te veta nga dy ose 3 here. Sepse ende nuk eshte nje opozite e unifikuar ne llojin dhe qendrimin e saj e jo me pastaj te dale ne mbrojtje te interesit qytetar.

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

A duhet legalizuar prostitucioni në vendin tonë

Loading ... Loading ...
To Top