Connect with us
Elona Dobra

Urdhri i Ruçit në 2 prill 91: Goditni ashpër.

Editorial

Urdhri i Ruçit në 2 prill 91: Goditni ashpër.

Kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi mund të mos ketë qënë shumë i përfshirë me sistemin komunist edhe pse ishte Ministër i Brendshëm në vitin e fundit të diktaturës. Por dokumenti i zbuluar nga mediat në lidhje me masat që dikasteri i tij ka marrë për protestën e 2 prillit në Shkodër 26 vjet më parë , ku u vranë 4 të rinj, duket se mund të verë në vështirësi pozitën e Kryetarit të parlamentit. Megjithëse jemi mësuar tashmë me skandale të përmasave të ndryshme dhe askush nga politikanët shqiptarë nuk ka patur cënimin më të vogël. Kjo është mënyra më e mirë për të bërë Veting, reformë në drejtësi, luftë kundër krimit dhe korrupsionit. Një kryetar parlamenti me duar të përgjakura nga urdhrat per andalim protestash të “paligjshme”, para dy ditësh pasardhësi i vet me zërin emocionues e duke u dridhur na vajtonte 4 viktimat e 21 janarit duke akuzuar parardhësin e vet sot kryetar i opozitës Basha, si person përgjegjës. Dritëshkurtri Tahiri nuk ka lexuar dokumenta të firmosur nga një kryeparlamentar diktuature, përpara se të mallëngjehej per viktimat e Gërdecit. Dhe që sërish kërkonte drejtësi. Cfarë drejtësie mund të kërkosh në këtë vend, ku për 4 vjet kishe gjithë mundësitë për të gjetur prova dhe për ta vënë me shpatulla pas muri si Zotin Basha dhe Zotin Mediu, të cilët ti dhe shokët e tu vazhdoni ti damkosni si e keqja e këtij vendi. Ndërsa gjarprin ju e mbani ne krye te Institucionit legjitim shqiptar. I cili vazhdon edhe sot të ulërije prej Ofiqit që i kanë ofruar, njësoj si në kohën e diktaturës. Para 5 vjetësh kur po diskutohej se cili emër ishte më i përshtatshëm për president, një nga emrat që u lakua ishte ajo e Artan Hoxhës. Por ai nuk pranoi këtë post sapo nëpër media filloi të qarkullojë lajmi se ai ishte një punonjës i sigurimit të shtetit. Hoxha u tërhoq, edhe pse u duk një figurë e kompletuar dhe deri diku e denjë për Postin e Presidentit. kandidatura e tij u hodh poshtë, dhe vendin e tij e mori Bujar Nishani. Zoti Hoxha hoqi dorë nga posti më i lartë sepse kishte njollë ne biografi. Ndërsa kryeministri ynë, shoku Edi Rama, na e ngriti në qiell figurën e shokut Ruçi, si më idealja pë postin e Kryeparlamentarit. Sepse shoku Ruçi është figura më e përshtatshme për të instaluar diktuarën Neo-komuniste në vend. Dhe e ka shumë të lehtë. Me një popull që i jep fitore plebishtare, dhe me një opozitë pa identitet qe vazhdon të fleje gjumë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Editorial

Sondazh

A duhet legalizuar prostitucioni në vendin tonë

Loading ... Loading ...
To Top