Connect with us
Elona Dobra

Veliaj kërkon të hap rrugë të reja te Parku i Liqenit (FOTOT)

Aktualitet

Veliaj kërkon të hap rrugë të reja te Parku i Liqenit (FOTOT)

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka filluar një projekt të ri te parku i liqenit në Tiranë.  Në sajë të këtij projekti po hapen rrugë të reja brenda këtij parku.  Mesa duket Veliaj nuk është mjaftuar me ato rrugica që ka parku por ka menduar për disa të tjera.

“Pavarësisht investimeve tona në parkun e Farkës, në parkun e Kasharit, le të themi kurora e gjelbër e Tiranës, Parku i Liqenit vijon të jetë më i frekuentuari nga qytetarët. Në rrugët e brendshme të tij nuk është ndërhyrë që nga vitet ‘60-70, çka ka bërë që me gjithë investimet që ka bërë Bashkia, të përdoret vetëm 10% e territorit të parkut. I gjithë investimi në rrugët e reja, të brendshme dhe lidhëse me pjesët më interesante të parkut, do të zgjasë vetëm dy muaj. Në fund të verës i gjithë parku do të jetë i vizitueshëm. Siç po punojmë këtu, po punojmë në çdo cep të Tiranës, nga Kinostudio në Kombinat. Dua t’u kërkoj qytetarëve pak durim. Ne shfrytëzojmë maksimalisht muajt e verës, duke qenë se është muaji me më pak trafik, një pjesë e qytetarëve janë jashtë Tiranës për pushime, ndaj është periudha ideale kur mund të bëjmë shumë prej punëve publike. Kërkoj mirëkuptim, një ulje të trafikut në shumë prej lagjeve të Tiranës gjatë natës, që mjetet e rënda të kenë mundësi të lëvizin lirshëm e të mbarojmë punë sa më shpejt”, tha Veliaj.

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

A duhet legalizuar prostitucioni në vendin tonë

Loading ... Loading ...
To Top