Connect with us
Elona Dobra

Venezuele: Diktatura arreston lideret.

Bota

Venezuele: Diktatura arreston lideret.

Lideret e opozites venezueliane Leopoldo Lopez dhe Antonio Ledezma jane arrestuar nga sherbimet e inteligjences. Lajmi eshte publikuar ne gazeten El Pais, e cila i referohej statuseve ne twitter te miqve dhe te afermve te te arrestuarve. Bashkeshortja e Lopez, Lilian Tintori shkruan: “Ma larguan Leopoldon nga shtepia, nuk e dime ku ndodhet. Maduro eshte pergjegjes nese i ndodh dicka” Lopez ishte ne arrest shtepie prej 8 korrikut, pasi kishte dale nga burgu ku mbahej prej 3 vjetesh.

Te dielesh e shkuar, diten e votimit per Asamblene Kushtetuese, te kerkuar nga presidenti Nicolas Maduro, Lopez kishte derguar mesazhe demokrateve ne gjithe boten ku u kerkohej te mos njihnin kete Asamble mashtruese, sic beri populli venezuelian. Lopez alarmoi komunitetin nderkombetar mbi represionin brutal qe regjimi i Maduros ushtronte mbi popullin e thjeshte qe merrte pjese ne protesta paqesore.

Edhe Antonio Ledezma,ish kryebashkiaku i Karakas ndodhej ne arrest shtepie pasi ishte liruar per arsye shendetesore. Ai ishte arrestuar ne 2015 me akuzen Konspiracion grusht shteti dhe nxitje proteste.

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Bota

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top