Connect with us
Elona Dobra

Video/ Përplasja në Dritare, Basha: Ndjehem e frikësuar nga fjalët e kreut të PD. Salianji: Ja kë do të shfarosim!

Aktualitet

Video/ Përplasja në Dritare, Basha: Ndjehem e frikësuar nga fjalët e kreut të PD. Salianji: Ja kë do të shfarosim!

Kreu i PD, Lulzim Basha ka bërë disa deklarata të ashpra nga çadra e opozitës. Ai është shprehur se do të shfarosen të gjithë ata që u japin drogë fëmijëve. Por gazetarja e njohur Anila Basha tha në #DritaremeRudinën, në Vizion Plus, se është frikësuar pas deklaratës së kreut të PD.
“Pas kësaj deklarate unë jam e trembur, unë dhe çdo njeri. Jam e trembur sepse t’i po më frikëson mua. Ti më thua mua se do të më shfarosësh. Kush je ti?”, u shpreh Basha.

Por Salianji tha se Anila Basha nuk trembet fare me këto. “Gjithçka që del nga konteksti nuk ka vlerë. Është një situatë kur kryetari i opozitës ka thënë se policia e shtetit e krijuar nën qeverisjen time si kryeministër, do të shfarosë cilindo shpërndarës droge. Fjala shfarosje që përdor Basha është metaforë. Nëse je shpërndarëse droge, duhet të kesh frikë, nëse je qytetare e lirë je e sigurtë”, u shpreh Salianji.

Por Basha këmbënguli më tej se demokratët po flasin për një mosbindje civile, që sot u artikulua në variantin më të keq të mundshëm. Ajo tha më tej se është një gjuhë e panevojshme, pasi demokratët po krijojnë një shtet paralel./dritare.net

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top