Connect with us
Elektroshtepiake

VIDEO/ Tenda provokuese e Ramës në derë të bashkisë Shkodër, reagon Voltana Ademi

Aktualitet

VIDEO/ Tenda provokuese e Ramës në derë të bashkisë Shkodër, reagon Voltana Ademi

Pas provokimit më të fundit nga Kryeministri Edi Rama, që ka vendosur të ngrejë sot tendën e takimit elektoral në derë të bashkisë së Shkodrës, kryebashkiakja demokrate Voltana Ademi ka reaguar publikisht.

Në një dalje para medias, Ademi tha:

“Në mënyrë të paligjshme, Policia e Shtetit ndërhyri për të mos lejuar zhvillimin e aktitetit për Ditën Ndërkombëtare të Familjes.

Bashkia Shkodër do të ketë aktivitet në orën 17:00 deri në 20:00 dhe i bën thirrje Kryeministrit Edi rama që të mos provokojë, sepse lejen për aktivitetin nuk e ka në oborrin poshtë bashkisë, por pranë Prefekturës.”

Voltana Ademi i pergjigjet Rames by news-al

Deklarata e plotë e Voltana Ademit:

Dua të sqaroj opinionin publik që sot Bashkia Shkoder ne kuadër të ditës ndërkombëtare për familjen kishte planifikuar dhe lajmeruar zhvillimin e aktivitetit promocional dhe sensibilizues në  pedonalen “Kolë Idromeno”, dhe në sheshin 13 Dhjetori, ne oborrin e Bashkise.

Aktiviteti organizohet paradite nga ora 10:00 deri në 13.00 dhe pasdite nga 17.00 deri në 20.00.

Sot Policia e Shtetit në mënyrë të jashtëligjshme ndërhyri për të mos lejuar aktivitetin qe organizohej nga Bashkia Shkodër me arsyen pa arsye se pesë orë më vonë ka takim Partia Socialiste.

I bëjmë thirrje Edi Rames të mos provokojë, se shumë përpara, në orarin kur ka takim në rrugën përpara Prefekturës Shkodër, ashtu sikurse e ka lajmëruar, rruga do të jetë e lirë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

A do qeverisin bashke PS dhe PD?

Loading ... Loading ...
To Top